E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia gjobit 7 subjekte, ndotnin Liqenin Artificial

TIRANE- Bashkia e Tiranës nisi sot pastrimin e territorit të Liqenit Artificial të Tiranës, nga inertet, mbeturinat dhe ujrat e zeza.

Gjatë inspektimit punonjës të bashkisë gjobitën dhe bllokuar 7 subjekte biznesi dhe disa familje që shkarkonin në liqen ujërat e zeza.

Grupi i punës ka shkëputur disa lidhje të paligjshme që kishin kirjuar disa lavazhe në atë zonë, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar ujin e liqenit.

Kjo është faza e parë e aksionit. Faza e dytë është afatgjatë dhe ka të bëjë me vendosjen në punë të kanalit komunikues mes Liqenit Artificial dhe Liqenit të Farkës, cka do të sigurojë ekuilibrin e duhur hidrik, rehabilitimi i plotë i digës si dhe rregullimi dhe vënia në funksion normaI i kolektorit të digës.

Sipas Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Edmond Panariti rehabilitimi i plotë i liqenit kërkon kohe, dhe studime të thelluara nga ekspertë të fushes, dhe çdo vendim për të ndërhyrë do të vij pasi të jenë kryer analizat e plota të ujit të liqenit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia gjobit 7 subjekte, ndotnin Liqenin Artificial

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›