E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Pjesemarrja masive ne votime ndalon manipulimin

Opozita Kreu i PS-se takime ne njesine nr. 9 ne Tirane

Pjesemarrje masive ne zgjedhje. Me kete mesazh kreu i Partise Socialiste kandidat per Bashkine e Tiranes Edi Rama ka vijuar dje fushaten elektorale ne njesine bashkiake nr. 9 ku ka biseduar me qytetare qe jane ndodhur aty. Me 8 maj te shkojme te gjithe ne votim dhe ti kerkojme llogari qeverise per cmimet e larta dhe pensionet e uleta. Me 8 maj te dalim masivisht ne votime per ti dhene te ardhme vendit ka deklaruar Rama. Prononcimi dhe thirrja e tij vjen pas disa incidenteve te fundit ne Pogradec dhe ne Tirane te cilat selia roze po i sheh si pjese te nje strategjie te mirefillte per te mbajtur larg votuesit nga kutite me 8 maj. Per me teper qe opozita shpreson se pjesemarrja e madhe ne procesin e zgjedhjeve e pamundeson praktikisht manipulimin i cili ne thelb eshte nje operacion financiar. Nga ana tjeter kreu socialist ka vene ne qender te vemendjes mediatike ceshtjen e kasave fiskale qe sherben ne kete rast si nje mjet per te nxjerre problemet e jeteses si panorame te realitetit qeverises e me gjase si nxites te opozitarizmit qytetar. Te gjithe ne votim atje me 8 maj. Te fleta e votimit te gjitha llogarite per pensionet e uleta per ilacet me cmime te rritura dhe hilene e taksen e kusarise brenda cmimit ka vijuar kreu socialist. Po keshtu sipas njoftimeve per shtyp te Partise Socialiste vleresime jane dhene nga disa qytetare edhe per kandidatin socialist per njesine bashkiake nr. 9 Armond Halebi. Per te kaluar serish te taksat Rama ka rikujtuar llogarite e detyrimeve ndaj qeverise te cilat jane sipas tij nje barre e rende teksa detyrimet ndaj bashkise ai i ka vleresuar te transformuara ne peme gjelberim dhe rruge. Nderkohe ato qe paguani per bashkine ja ku i keni ne peme gjelberim ndricim rruge pastrim. Ato qe i paguani qeverise ku shkojne Ndaj me 8 maj per te gjitha kusarite dhe rrenat ne kutite e votimit te jemi sa me te shumte tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›