E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi vendos elementin e sigurise ne fletet e votimit

Nis shtypja

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor per fleten e votimit ne Tirane ka hapur rrugen per nisjen e punes per prodhimin e tyre ne rang vendi. Pasi vullneti i gjykates eshte materializuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe pasuruar mandej me nje vendim tjeter qe pasqyron kerkesat teknike te Partise Socialiste procesi i prodhimit ka hyre ne faze konkrete. Te shtypura ne shtypshkronjen Mediaprint ne Tirane fletet e votimit per zgjedhjet e pushtetit vendor qe zhvillohen me 8 maj kane nisur te behen pjese konkrete e infrastruktures zgjedhore vetem 19 dite para dates se zgjedhjeve. Sipas kontrates se parashikuar dhe te aplikuar edhe ne zgjedhjet e meparshme firma qe pergjigjet per prodhimin e fleteve eshte e detyruar te beje edhe paketimin e tyre sipas qendrave te votimit ne perputhje me vendimin e KQZ-se per shperndarjen ne rang vendi. Kjo eshte ndoshta hera e dyte qe fletet e votimit prodhohen ne Shqiperi cka edhe ka lehtesuar ne te vertete punen e KQZ-se ne raport me kompanine sidomos lidhur me ndryshimet e shumta qe eshte detyruar te beje ne specifikimet teknike te tyre. Ne nje raport normal kontraktual sjellja e pales shqiptare si pasoje e ankimimeve te shumta te opozites do te kishte kosto mbi kontraten dhe vijimin e zbatimit te saj per arsye te luhatjes ne kerkesa. Nderkohe po sipas vendimeve te KQZ-se me nisjen e prodhimit ne flete eshte shtuar edhe elementi shtese i sigurise qe ka kerkuar PS-ja element te cilin e ka bere zv.kryetarja Deshira Subashi ne mikroprintin e zhvilluar. Nje fjale apo nje karakteristike grafike e germezuar eshte shtuar keshtu krahas elementeve te parashikuara nga kompania sikunder nje gje te tille paralelisht e ka bere edhe pala tjeter ne KQZ. Sa u perket specifikimeve teknike te fletes kompania depoziton prane nje noteri karakteristikat e perzgjedhura dhe vendosjen e tyre ne menyre qe te sigurohet se printimi nuk kopjohet diku tjeter. Nje proces qe per nga kujdesi po i afrohet deri diku emetimit te parase nisur nga fakti se edhe letra e perdorur eshte perzgjedhur mbi kritere te sigurise dhe veshtiresise ne kopjim. Vetem dje behet e ditur se jane prodhuar fletet e votimit per komunat e Tiranes duke nisur keshtu nje proces qe do te duhet te perfundoje detyrimisht te pakten 3 dite para dates se zgjedhjeve kur edhe nis shperndarja neper qendrat e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›