E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR me 2009 Ne 22 VNV u numerua keq ose shume keq

Sekretet e 8 majit

Ne raportin e ODIHR-it per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 theksohet se Numerimi i kutive u vleresua si i keq ose shume i keq ne 22 nga 66 Vendet e Numerimit te Votave VNV. Vezhguesit e MNVZ-se vune re mangesi procedurale te cilat dukej se ishin pjeserisht pasoje e trajnimit dhe udhezimeve te pamjaftueshme. Sistemi i ri i monitorimit elektronik permes se cilit cdo flete votimi vendosej nen nje videokamere dhe u tregohej vezhguesve ne ekrane te medha disa metra me larg nga tavolinat e numerimit duket se e ka arritur vetem pjeserisht synimin e rritjes se besimit ne procesin zgjedhor dhe te transparences se tij. Shpesh nuk ishte e mundur te shihej se cilen parti kishin zgjedhur votuesit ne fleten e votimit as ne cilin grumbull vendosej ajo. Ndersa vazhdonte numerimi partite politike filluan te nderhyjne ne menyre me aktive vecanerisht kur rezultatet ishin ose dukej se do te ishin te aferta mes partive. Per rrjedhoje procesi ndaloi ne disa VNV dhe KZAZ te cilat paten probleme per te kontrolluar procesin. Ne nje numer VNV-sh kutite e votimit nuk u numeruan ose rezultatet nuk u pasqyruan ne Tabelen Permbledhese te Rezultateve TPR te Zones se Administrimit Zgjedhor. KQZ-ja shpesh nuk nderhyri me vendosmerine e duhur kur u vune re problemet apo kur u raportuan ato ne VNV-te perkatese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›