PR: Socialistet te vijne ne Kuvend, ku ka vendin
Partia Republikane e ftoi dje Partine Socialiste qe te degjonte me kujdes vleresimet pozitive te faktoreve nderkombetare ne lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit dhe te kthehej ne parlament. Me ane te nje deklarate per shtyp, nenkryetari i PR-se, Alfred Deshati theksoi se kjo parti vleresonte me pergjegjshmeri deklaratat mbeshtetese, per zgjedhjet e 28 qershorit te ardhura nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Keshilli i Evropes, SHBA, Presidenti Obama, OSBE\ODIHR. "Opozita ka vendin e saj te padiskutueshem ne Parlament, sepse per ate eshte votuar, ajo ka rolin e saj ne reforma, sepse keto reforma do cojne Shqiperine dhe shqiptaret drejt BE. Ne kete kuader opozita duhet te degjoje me vemendje nderkombetaret, sepse ata jane partneret ne rrugen tone te se ardhmes", theksoi dje perfaqesuesi i PR-se. Sipas tij, pjesemarrja e opozites ne Parlament eshte e nevojshme per te kaluar reformat e rendesishme qe i kerkohen vendit, per anataresim ne BE. Nisur nga kerkesa per pjesemarrjen ne Parlament te socialisteve, Deshati e konsideroi mitingun e opozites se dy diteve me pare, si nje shfaqe ne interes te lidershipit politik te PS, per te mbajtur rreth vetes pjesen militante si dhe per ta lena jashte anetaresimit ne BE, socialistet dhe te gjithe shqiptaret. "Nje shfaqje e turpshme e pamoralshme dhe anti humane ishte tallja qe Rama i beri familjeve te viktimave te Gerdecit", nenvijezoi Deshati. Sipas tij, lideri i PS-se vazhdon te manipuloja familjaret e viktimave dhe opinionin publik, per te ushtuar presion e tij mbi drejtesine ne lidhje me kete ceshtje.