Idrizi: PDU-ja, pertej te majtes dhe te djathtes
Te majtet dhe te djathtet te cilet besojne ne ceshtjen kombetare dhe jane ne mbrojtje te ceshtjes came, duhet te behen pjese e Partise per Drejtesi dhe Unitetet. Kjo ishte thirrja qe beri nga Delvina, kryetari i PDU-se, Shpetim Idrizi. Sipas tij, eshte e nevojshme qe kryesisht komuniteti cam dhe ata qe kane ne zemer ceshtjen kombetare, te dalin pertej bindjeve politike dhe te bashkohen me PDU-ne. "Ne do te punojme pa u lodhur qe komuniteti yne te bashkohet rreth Partise per Drejtesi dhe Unitet si mbrojtese e interesave te tyre. E majta dhe e djathta kane shume ceshtje per tu marre e per te zgjidhur. Ne kemi 20 vjet qe presim zgjidhje. Sigurisht qe i falenderojme per ndonje perparim te bere, por ne tashme kerkojme me shume dhe nuk presim me", deklaroi Shpetim Idrizi, gjate tubimit ne Delvine. Sipas tij, ka ardhur koha kur komuniteti cam ta marre vete ne dore fatin e tij, sepse dy partite e medha nuk kane bere asgje ne lidhje me te drejtat e tyre. Shpetim Idrizi deklaroi se ai dhe deputeti tjeter i PDU-se, Dashamir Tahiri, ishin nje shembull i bashkimit te majteve me te djathteve ne kuader te interesit te perbashket per zgjidhjen e ceshtjes came. Ne thelb te programit te PDU-se eshte zgjidhja perfundimtare e ceshtjes came, me rruge ligjore dhe politike. Nga ana tjeter ne programin e PDU-se theksohet edhe ceshtja kombetare shqiptare dhe nevoja e shqiptareve kudo qe jetonin per me shume vetedije kombetare.