E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ambasadoret ankohen: Grate na ngelen pa sigurime

Nje grup ish-ambasadoresh te Republikes se Shqiperise kane paraqitur kerkesat e tyre per zgjidhjen e problemit te mospageses se kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per bashkeshortet/et qe kane shoqeruar nepunesin ne perfaqesite tona diplomatike. Per kete rast ka nderhyre Avokati i Popullit i cili ka shkembyer korrespondencen perkatese me Sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Puneve te Jashtme e me pas dhe me Ministrin e Financave, Ministrin e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si dhe me Institutin e Sigurimeve Shoqerore.

Burimet nga Avokati i Popullit thane se objekti i ankeses eshte mosparashikimi ne buxhetin e Ministrise se Puneve te Jashtme i fondit te kontributeve te sigurimeve shoqerore per bashkeshortet/et e nepunesve te perfaqesive diplomatike te vendit tone. Dihet se per personelin e Perfaqesive Diplomatike, koha e qendrimit jashte shtetit i njihet per efekt te vjetersise ne pune dhe te pageses se kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore edhe bashkeshortit/es, i cili/e cila shoqeron nepunesin ne perfaqesine diplomatike.

Por ankuesit evidentojne se jane munduar qe kete problem ta zgjidhin ne rruge institucionale me strukturat perkatese te Ministrise se Puneve te Jashtme, por shtojne se megjithe deshiren e mire te shprehur nga strukturat perkatese, konstatojne qe ne buxhetin e Ministrise nuk eshte parashikuar zgjidhja financiare e ketij problemi.

Sipas Avokatit te Popullit Ministria e Puneve te Jashtme ka ngritur grupin e punes per kete problem, i cili konkludoi lidhur me numrin e personave ndaj te cileve duhet te derdhet ky kontribut qe nga viti 1994, ne menyre qe te behej perllogaritja e fondit perkates. Drejtoria e Finances ne Ministrine e Puneve te Jashtme duke mos pasur nje akt zyrtar ku te percaktohet paga baze mbi te cilen do behet perllogaritja e fondit qe do te duhej per te perballuar keto kontribute per kategorine e parashikuar ne ligj, ka kerkuar percaktimin e kesaj page nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale duke bere me dije per kete problem edhe Ministrine e Financave. Aktualisht institucionet ne fjale ende nuk kane kthyer nje pergjigje mbi bazen e se ciles do te vijohet me tej. Pas pergjigjes se institucioneve ne fjale dhe ne perputhje me to, MPJ do te hartoje projektvendimin per t'u miratuar nga Keshilli i Ministrave duke i dhene zgjidhjen perfundimtare ketij problemi".

Mbi kete baze ju drejtuam me pas per shpjegime Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Ministrise se Financave.

Nderkohe Avokati i Popullit ka rekomanduar ministrite kompetente te marrin masa te shpejta (duke pasur parasysh buxhetin e vitit 2010) per zgjidhjen e problemit te pageses se kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per bashkeshortet/et, qe shoqerojne nepunesin ne perfaqesine diplomatike.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka kerkuar fillimin e ecurise disiplinore per shqyrtimin e punes se personave pergjegjes per kete ceshtje, me qellim marrjen e masave administrative per moskryerje te detyres se tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›