E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i kërkon me qira Jozefinës sallën e KuvenditNga Antena brenda familjesSandri dje u hutua fare nga salla e Kuvendit. Po ndërronte kanalet e televizorit pa vëmendje, kur nuk u besonte syve. Një stacion televiziv po jepte transmetim direkt nga Ku

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i kërkon me qira Jozefinës sallën e KuvenditNga Antena brenda familjes

Sandri dje u hutua fare nga salla e Kuvendit. Po ndërronte kanalet e televizorit pa vëmendje, kur nuk u besonte syve. Një stacion televiziv po jepte transmetim direkt nga Kuvendi me sallën plot. E ndaloi i hutuar, se prapë nuk po u besonte syve. Po, po. Parlamenti ishte plot. Ishte vetë Jozefina Topalli që po fliste në transmetim direkt.

Hodhi sytë nga krahu i majtë i sallës. Plot e përplot. Burra dhe gra të fisëm, të veshur mirë, që dëgjonin me respekt zonjën Topalli.

- Paskan hyrë këta k…, tha me vete, dhe ky Blushi s’më tregon gjë. Paska dashur të më bëjë surprizë, tha. Në fakt diçka kishte lajmëruar sot ai Kastriot Islami në një gazetë, po s’para ia vë veshin atij, se më duket kot, thoshte me vete. Po ja që dhe ai dika ndonjë gjë. I hodhi prapë sytë sallës dhe nuk u besonte syve që ishte plot. Madje e mbushur cep më cep.

I gëzuar mori Blushin në telefon.

- Ku je ul mo figurë, se s’të shikoj? Ku je fut? ǒi paskeni gjithë këta k… që s’njoh asnjë për fytyrë? Ku i paska gjet ky Ed Rama gjithë këta deputetë që s’i njeh njeri mo burrë?

- Çfarë thua mo Sandër, se s’po të marr vesh? - i tha Blushi.

- Paskeni hyrë në Kuvend mo burrë e s’më ke treguar. Tani po e shoh, e paskeni mbushur sallën plot.

- Ça thua mo burrë, se qenke keq? Çfarë salle thua ti, unë po ha drekë me Harasanin.

- Po çfarë janë këta në Kuvend mo burrë? Është mbush plot, po u flet Jozefina.

- S’e di vëlla, pyet doktorin për ata. Ne jemi jashtë akoma.

I hutuar nga përgjigjja e Blushit dhe ftohja e entuziazmit, nuk po e kuptonte në të vërtetë çfarë ishin ata. Priti sa mbaroi fjalimin Jozefina direkt dhe e mori në telefon.

- Jozi, jam Sandri. Ore, ç’i ke këta deputetë, se më hutove fare, - i tha. - Thashë se kanë ardh ata b...q… në Kuvend.

- Sandër, me mu s’ban me folë me ate gjuhë. Shko përdore dikun tjetër ate.

- Po hë moj se pa të keq e thashë, se më është mësuar goja. Vërtet, kush ishin ata?

- Kishim një seancë për kancerin e gjirit Sandër. S’kena çka me ba. Ata s’vijnë në Kuvend. Një herë në javë nga gjysmë ore është marre me e mbledh Kuvendin. Kena vendosë me e përdorë sallën dhe për aktivitete të tjera. Kena marr kalendarin vjetor për këto ngjarjet shëndetësore dhe kena me e mbush axhendën me aktivitete të tilla. Njerëzit kanë besim kur shikojnë që çështje të rëndësishme të shëndetit të tyre diskutohen në Kuvend.

- Oi, pse me kancer gjiri ishin të gjithë ata aty?! - tha Sandri. - Po unë pashë dhe burra aty apo ishin burra të grave të sëmura që nuk vinin dot?

- Jo Sandër, aty nuk kanë kenë veç viktima, por dhe njerëz të shnosh. Ne jena për ta luftu dhe jo për me vdek prej asaj smunje.

- Ou, qenka interesante kjo, - tha Sandri. - Po Liria është në këtë aksion apo vetëm te kanceri i mitrës?

- Nuk di gja çka bajnë të tjerët. Ky është aktiviteti i em dhe jam e zoja e punës. Po deshe me pyet Lirin, pyete vetë.

- Jo mo kot pyeta, ngaqë u kam parë një herë bashkë vitin e kaluar. Po ça festash të tjera ka përpara? A..a, prit, shiko se më 1 dhjetor është Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s. Ja ta shikoj çfarë i bie ajo ditë...

- Jo mor s’ke nevoje me e pa, se e shoh vetë. Por s’jena duke e festu atë ditë, se duhet me e drejtu seancën Lajla Përnaska. S’jam duke ia lanë asaj tribunën.

- U po, ajo e ka ditën e saj, se ka pas shpërnda prezervativë çdo 1 dhjetor për Ditën e SIDA-s. Po leja moj dikujt tjetër. Ta hapë Mesila për shembull.

- Jo s’ban, se s’e merr njeri përsipër, se i hapet nami që është me SIDA.

- Po, ke të drejtë. Po prit të gjej ndonjë festë tjetër. Shiko se është kjo Dita kundër Prostatës.

- Jo, s’ban as ajo. S’kena kujt me ia lanë seancen, se krejt ata farë burrash që kam, mendojnë se është turp me pasë prostatë dhe s’dalin me folë.

- Ah po, ke të drejtë, - tha Sandri. - Ça të bëjmë ndonjë aktivitet tjetër? Shiko, pse nuk ma jep mua për studio tri herë në javë atë sallën? Bëj atë emisionin e Enkelit unë, “Kutia e Fundit”, aty, se ka hapësirë plot. I ngrihen nervat dhe atij Edi Ramës, se bëjmë sikur do hapim kutitë.

- Jo mor ta marrsha, se s’jam duke ia ushqy kot shpresën me i hap kutitë atij farë burrit. Pastaj na bajnë akuza se e lëshojmë sallën me qira për burrat e deputeteve. I teket dhe burrit t’Majlinda Bregut, thotë që ta bëjë aty festivalin e fëmijëve, “Giffoni”, si e ka ai. Lena rehat, pasha Zotin! Veç këtë punën e kancerit t’gjinit që po merrem vet.

Kurrkush tjetër s’ka me ba asigja aty mrena. Le të rrijë salla bosh, s’kam çka me i ba. S’jam duke e dhanë me qira, flaka t’i bjer krejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›