Marshi i të vdekurve Nga SkeçMandatin e dytë qeveria e re e ka nisur me ide të mëdha, gjëra që kryesisht kanë lidhje me botën e përtejme. Pasi mandatin e parë e harxhuan për zgjidhjen e halleve të tokësorëve – për shembull duke kërkuar rrugën më të
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Marshi i të vdekurve Nga SkeçMandatin e dytë qeveria e re e ka nisur me ide të mëdha, gjëra që kryesisht kanë lidhje me botën e përtejme.
Pasi mandatin e parë e harxhuan për zgjidhjen e halleve të tokësorëve – për shembull duke kërkuar rrugën më të shkurtër të shkonin paratë e tenderave në xhepat e Familjes ose gërdecarët të shkonin në parajsë, në mandatin e dytë qeveria ka filluar të përmirësojë jetën e të vdekurve. Veçse jo të vdekur dosido, por të shquar.
Disa javë më parë kryeministri Berisha deklaroi se do të sillte në Shqipëri eshtrat e Ahmet Zogut, Fan Nolit, Mit’hat Frashërit dhe Nënë Terezës, meqë Shqipëria është kthyer në parajsë dhe ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër këtë.
Për të mos ngelur mbrapa në këtë nismë, ministri i ri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, deklaroi se do të sillte në Shqipëri “eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit”.
“Me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë...”, - tha moderatori i emisionit televiziv.
“Janë sjellë në vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut.”
“E di, - ia ktheu ministri, - por do t’i sjellim përsëri.”
Moderatori hoqi dorë nga shpjegimet.
Të nesërmen doli në konferencë ministri i Mjedisit. Edhe ai për eshtrat.
“Partia Republikane, - tha ai, - do të negociojë me aleatët tanë amerikanë, BE, NATO dhe aleancën euroatlantike, për të sjellë në Shqipëri eshtrat e viktimave të Gërdecit.”
Ministri Basha, ndërsa dëgjonte ministrat, po çmendej. Lajthitja qenka bërë normë në këtë vend, tha me vete, dhe doli në konferencë për shtyp.
“Ne të ministrisë së Brendshme, tha Basha, do të sjellim në Shqipëri eshtrat e të ndjerit, Ghandi. Nëse India refuzon përsëri, kësaj here do t’ia tregojmë vendin ushtarakisht.”