E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH ul me 0,5 pikë normën e interesit, ekonomia nuk ka paráNga TemaBanka e Shqipërisë ka ulur dje normën bazë të interesit të parasë me 0,5 pikë përqindjeje duke e çuar atë në 5,25. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se ekonomia

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

BSH ul me 0,5 pikë normën e interesit, ekonomia nuk ka paráNga Tema

Banka e Shqipërisë ka ulur dje normën bazë të interesit të parasë me 0,5 pikë përqindjeje duke e çuar atë në 5,25. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se ekonomia shqiptare, më saktësisht 3-mujori i tretë shënoi një pikë kthese në rifitimin e besimit të publikut në sistemin bankar shqiptar, duke shtuar se Banka e Shqipërisë ka vërejtur se ka pasur një rritje të pëlqyeshme të depozitave në muajin gusht.

Banka e Shqipërisë e ndërmerr këtë masë për të lehtësuar koston e parasë, në një moment kur ajo mendon se ekonomia ka nisur të bëhet më elastike. Banka e Shqipërisë nuk dha asnjë shpjegim se pse ajo që prej nisjes së krizës së madhe ekonomike botërore, e cila pati dhe ka efekte të forta në ekonominë shqiptare, nuk mori në konsideratë akte të tilla. Ekonomia shqiptare ka vuajtur gjatë gjithë kësaj kohe nga mungesa të thella për likuiditet, ndërkohë që edhe kostoja e parasë ishte shumë e madhe. Në kundërshtim me masat që morën të gjitha vendet e prekura nga kriza, të cilat i çuan normat bazë të interesit në kufijtë më të ulët historikë, Banka e Shqipërisë i mbajti në nivelet më të larta historike. Banka e Shqipërisë, vetë ekonomia shqiptare, u përball në fillim të këtij viti me një problem të madh, atë të tërheqjes së depozitave. Kjo padyshim që ka ndikuar në mbajtjen e normës së interesit në nivele të larta. Gjithashtu Banka e Shqipërisë ndjeu se si sistemi bankar në vend dyfishoi kreditë e këqija duke e bërë shumë të vështirë situatën. Banka e Shqipërisë po ashtu e di se niveli i kredive të këqija është ndër më të mëdhenjtë në botë, por që të gjitha këto janë përgjegjësi e saj dhe ajo duhet të gjejë mënyrat për t’u përballuar me to. Situatat e tilla të këqija të zhvillimeve në sistemin bankar në vend e kanë detyruar ekonominë shqiptare të vuajë shtrëngim kredish, por edhe norma shumë të larta interesi. Sistemi bankar në Shqipëri, pavarësisht fitimeve të mëdha, është një sistem me shumë njolla dhe Banka Qendrore e vendit asfare nuk ka treguar se kërkon të ndikojë që kjo gjë të tejkalohet. Duke justifikuar vendimin e marrë për uljen e normës bazë të interesit guvernatori tha dje se gjatë viti 2009 ekonomia shqiptare është ndikuar nga kriza botërore financiare, por që gjithsesi ekonomia shqiptare ka shënuar rritje pozitive dhe shkak për këtë janë bërë sektorët prodhues në vend, të cilët kanë rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ai tha se rritja ekonomike në aspektin makroekonomik në vend në krahasim me vitin e kaluar ka qenë e ngadalësuar. Ulja e normës së interesit mund të ndihmojë në lehtësimin e kredive dhe të kostos së parasë, ndonëse do të jetë e vështirë, për shkak të vetë natyrës së sistemit bankar në Shqipëri dhe për shkak të problemeve që ai ka. Teorikisht kjo masë duhet ta bëjë më të vogël koston e parasë dhe të rrisë kredimarrjen dhe të nxisë investimet private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›