Tirana, KQZ mblidhet sot për tabelën e rezultatit
TIRANE- KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë sot projekt aktin për hartimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e bashkisë së Tiranës të ndryshuar tashmë me numërimin e votave të hedhura gabim në 1793 kuti votimi të 11 njësive bashkiake në Tiranë.
Procesi u mbyll një ditë më parë në KQZ me njësinë 11 dhe kandidati demokrat Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota para Ramës. Vetë zv.ambasadori i OSBE, Dan Redford ishte dje i pranishëm në KQZ.
Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli deklaroi dje se shifrat e dala këto 5 ditë do të përpunohen dhe më pas do tu shtohen tabelës përmbledhëse të rezultateve. Zëdhënësi i KQZ theksoi se procesi i numërimit të votave të hedhura gabim në kutitë e 11 njësive bashkiake të Tiranës ka qënë transparent dhe i sigurt. Përfaqësuesit ligjor të PS-së e cilësuan Procesin “qesharak, të deformuar dhe me parregullsi” .
(s.g/balkanWeb)