Idrizi: “Çështja çame, së shpejti në Strasburg dhe Hagë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Së shpejti një studio ligjore e huaj do të nisë të shqyrtojë çështjen çame për të bërë të mundur përfaqësimin e saj në Gjykatën e Strasburgut për pronat dhe atë të Hagës për krime kundër njerëzimit. Këtë deklaratë kreu i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, e ka bërë gjatë një konference me temë “Historia e Çamërisë në sistemin arsimor shqiptar”. Gjatë fjalës përshëndetëse, Idrizi theksoi mangësinë e trajtimit të çështjes çame në tekstet shkollore të vendit tonë. “Në librat shkollorë ka pamjaftueshmëri të përfshirjes dhe trajtimit të çështjes çame, çka për ne është e patolerueshme”, – tha Idrizi. Ai premtoi se Partia Drejtësi dhe Unitet do të bëhet zëri i të gjithë historianëve dhe studiuesve, të cilët kërkojnë vlerësimin e plotë të kësaj çështjeje në librat tanë shkollorë, si edhe të qindra mijëra çamëve, dhe patriotëve shqiptarë, të cilët e cilësojnë të papranueshme këtë situatë. “Ne do të lobojmë me të gjitha mjetet dhe drejt të gjitha institucioneve, që çështja çame të trajtohet ashtu siç i takon dhe ashtu siç e meriton në të ardhmen”, – theksoi Idrizi. Më tej ai ka theksuar se do të angazhohet që brenda kësaj legjislature, Parlamenti të aprovojë rezolutën çame. Kreu i PDU-së shpalosi dhe dy projekte. I pari, për Festën e Pavarësisë ku PDU, në qytetet kryesore të vendit do të shpërndajë flamuj kombëtarë dhe projekti i dytë është fillimi i hartimit të një enciklopedie për Çamërinë. Në këtë aktivitet kanë referuar dhe akademiku Beqir Meta, analisti Mentor Nazarko, Enver Kushi, prof. dr. Pëllumb Xhufi dhe drejtori i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Ahmet Mehmeti.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009