Dhrucas: “Pakti i kufirit në interes të dy vendeve”
Autori i Lajmit: S. Topi
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dyja palëve. Kështu pohoi dje në Tiranë, ministri Plotësues i Jashtëm grek, Dimitris Drucas, gjatë një konference të përbashkët për shtyp që zhvilloi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar, Ilir Meta. Sipas tij, marrëveshja ka në kuadër të saj marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe përbën një hap të mirë në përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Për sa u përket procedurave të ndjekura nga Kuvendi për miratimin e kësaj marrëveshjeje, ai pohoi se çdo vend ka procedurat e saj të ligjshme, të cilat duhet të respektohen. Në këtë takim zyrtari i lartë grek ka konfirmuar se Greqia mbështet aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe për hyrjen e vendit në zonën e regjimit të liberalizuar të vizave. Ndërsa numri dy i Qeverisë shqiptare, Meta, pohoi se kjo marrëveshje është bërë transparente për të gjithë dhe po ndiqen procedurat normale për miratimin e saj.
Kufiri detar
Përfaqësuesi i diplomacisë greke ka komentuar shkurt marrëveshjen mes Shqipërisë dhe vendit të tij për caktimin e kufirit detar. “E konsiderojmë që kjo marrëveshje është në interes reciprok të dy vendeve, ka të bëjë me kuadrin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, dhe përbën dhe një hap të mirë në përpjekjet që po bën Shqipëria drejt perspektivës BE ku dhe dëshirojmë të fokusohemi. Sa i përket procedurës së ratifikimit çdo vend ka procedurat e veta, të cilat janë të respektueshme”,- deklaroi Dimitris Drucas. Kreu i diplomacisë shqiptare, Meta, është treguar disi më i ashpër në qëndrimin e tij, ndërsa ka akuzuar mediat për spekulime. Sipas Metës, marrëveshja nuk është bllokuar në Parlament, por është shtyrë. “Parlamenti nuk ka stokuar marrëveshjen, por Parlamenti, për arsye dhe të atyre ndjeshmërive që mund të ketë krijuar media dhe, për fat të keq, dhe asaj fushatës dezinofurmuese që bëjnë dhe drejtuesit e opozitës, është treguar i hapur për ti dhënë më shumë kohë opinionit publik për të kuptuar se kjo është një marrëveshje në interes të dy vendeve”, - tha ai. Madje, Meta shkoi më tej duke e cilësuar këtë marrëveshje më shumë si në interes të Shqipërisë, sesa Greqisë dhe përsëriti apelin ndaj opozitës të kthehet në Parlament. “Mund tju them se është më shumë në interesin tonë sesa të Greqisë, sepse ne duam të bëhemi anëtar i BE-së, ndërsa Greqia ka qenë me dekada. Do të ishte mirë që opozita të ishte në Parlament, sepse nuk kemi asnjë arsye që këtë marrëveshje ta bëjmë pa transparencë dhe pa opozitën në Kuvend, por Qeveria është e vendosur të ecë përpara, sepse kjo marrëveshje e marrëveshje të tjera janë në interes të të dy palëve”, - pohoi numri dy i Qeverisë. Meta u shpreh më tej se tashmë në Greqi është një qeveri e re e kryeministrit Papandreu, e cila ka promovuar një axhendë tepër të rëndësishme për të përshpejtuar e integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, mundësisht deri në vitin 2014, që përkon jo rastësisht me 100-vjetorin e Luftës së parë Botërore. Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm grek theksoi se Shqipëria po ecën përpara me hapa të sigurt, ndërkohë që është mjaft i kënaqshëm angazhimi i politikës shqiptare drejt ecurisë evropiane të vendit. Sipas tij, Greqia si dhe vetë kryeministri Papandreu ka depozituar një propozim të ri, një ide të re politike, për avancimin e mëtejshëm të ecurisë integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Kemi theksuar se na duhet të krijojmë një dinamikë të re në këtë ecuri edhe besojmë se këtë dinamikë mund ta arrijmë duke vendosur një pikë kulmore të kësaj ecurie. Dhe kjo pikë kulmore kemi thënë që të jetë viti 2014, një datë me një simbolikë të veçantë, bëhet fjalë për 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore”,- tha më tej zëvendësministri i Jashtëm grek.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009