E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: “Integrimi i Shqipërisë, axhenda jonë e përbashkët”

Autori i Lajmit: Redaksia
Spanja do të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE. Këtë mesazh përcolli zëvendëspresidenti i parë i Senatit të Spanjës, Isidre Molas, në takimin që zhvilloi dje me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në prag të marrjes së kryesisë së radhës së BE, nga Spanja në janarin e vitit të ardhshëm. Senatori spanjoll, duke shprehur kënaqësinë e veçantë për vizitën në Shqipëri, vlerësoi progresin e arritur dhe tha se periudha e negociatave me BE-në është esenciale. Ai siguroi Kryetaren e Kuvendit për orientimin dhe ndihmën që shteti i Spanjës do ti ofrojë Shqipërisë në këtë proces integrimi, për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Integrimi i Shqipërisë do të jetë në axhendën tonë të përbashkët gjatë kryesisë së radhës në BE, në janarin e vitit të ardhshëm”,- tha Molas. Duke folur për situatën ekonomike e politike në vend, Kryetarja e Kuvendit veçoi stabilitetin makroekonomik, me tregues ambiciozë, në kohën kur vendet e tjera janë përfshirë nga pasojat e krizës globale. Ajo ftoi biznesin spanjoll për të investuar në Shqipëri, në energji, turizëm apo infrastrukturë. Kryetarja e Kuvendit i shprehu senatorit dhe mirënjohjen e veçantë për çmimin “Princi i Asturias”, që Spanja i akordoi shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Po dje, Molas ka zhvilluar një takim dhe me kryeministrin Sali Berisha.

Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›