Solana Tadiçit: Tregohuni të arsyeshëm për Kosovën
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme, Havier Solana është shprehur optimist për të ardhmen e EULEX-it në Kosovë, gjatë një takimi me Presidentin serb, Boris Tadiç, ndërsa diskutuan për Kosovën.
Solana tha se, i kishte këshilluar zyrtarët e lartë serbë, se Serbia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme dhe me mendje të shëndoshë”, kur bëhet fjalë për Kosovën. Kreu i diplomacisë evropiane premtoi se takimi i ardhshëm në Nju Jork do të qartësojë misionin EULEX. Ai ka paralajmëruar se pas takimeve ndërkombëtare, sidomos mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të ketë zhvillime të favorshme sa i përket pranisë së misionit të BE-së në Kosovë. Solana theksoi se misioni evropian synon vendosjen e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit. Ai shpreson që në Këshillin e Sigurimit, Kombet e Bashkuara dhe në forume të ngjashme do të mund të ushtrohej një ndikim pozitiv sa i përket EULEX-it. Nga ana tjetër, Solana ka mohuar që Brukseli ta ketë kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por me gjithë afrimin drejt Bashkimit Evropian, serbët kanë deklaruar se ende i vetmi mision legjitim në Kosovë mbetet UNMIK-u. Sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç tha se qeveria në Beograd nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj misionit evropian. “Nuk jemi kundër misioneve paqësore, por për praninë e tyre duhet të vendosë OKB-ja”, ka cituar ai për gazetën serbe, “Politika”. Sipas tij, EULEX nuk do të sistemohet në veri e as në enklavat e tjera serbe, prandaj “duhet gjetur një modus siç është UNMIK-u”. Ndërkohë përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Piter Feit tha se zyrtarët e BE-së janë në bisedime me serbët lokalë dhe me Beogradin zyrtar në përpjekje për të siguruar mbështetjen e tyre për vendosjen e Misionit Evropian në Kosovën Veriore. “Zyra Civile Ndërkombëtare nuk e ka hapur zyrën e saj në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe, por në pjesën jugore të qytetit për shkaqe sigurie”, ka thënë ai në një intervistë për BBC. Sipas tij, BE nuk do të dëshironte që veriu i Kosovës të shndërrohet në një konflikt të ngrirë, sepse kjo nuk do të ndihmonte as vetë serbët. Feit theksoi se nuk ka përplasje të kompetencave ndërmjet misionit të BE-së, atij të OKB-së dhe qeverisë së Kosovës.