NATO: Rusia dhe Gjeorgjia t'i kthehen status quo-se
Nderkohe qe Rusia deklaroi se do t'i jepte fund operacioneve te saj ushtarake ne Gjeorgji, anetaret e NATO-s bene thirrje per rikthim ne status quo-ne e para konfliktit dhe thane se kriza e tanishme nuk do te ndikoje tek shanset e Gjeorgjise per t'u anetaresuar ne Aleance. Pas nje takimi te ambasadoreve te NATO-s ne Bruksel, Sekretari i Pergjithshem i Aleances Jap de Hop Shefer u tha gazetareve se te dyja palet duhet te kthehen ne pozicionet qe kane pasur para 6 gushtit, kur filluan luftimet ne rajonin separatist te Osetise Jugore dhe u perhapen ne pjese te tjera te Gjeorgjise. Ambasadoret bene thirrje gjithashtu qe te respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Gjeorgjise. "Armepushimi nuk eshte diskutuar sa duhet. Eshte e rendesishme qe te gjitha palet t'i kthehen status quo-se qe ekzistonte para 6 gushtit", deklaroi Shefer, i cili iu bashkua thirrjeve te komunitetit nderkombetar qe te dy palet te mos nderhyjne tek ndihmat humanitare qe dergohen ne rajon. Sipas tij, ekziston nje nevoje urgjente per te trajtuar situaten e rende humanitare dhe kjo ka te beje me te dy palet. "Eshte shume e nevojshme dhe urgjente qe organizatat humanitare dhe te tjere te kene qasje tek personat e zhvendosur, viktimat dhe te plagosurit", deklaroi Sekretari i Pergjithshem i Aleances. Presidenti rus Dimitri Medvedev urdheroi ndalimin e operacioneve ushtarake, megjithese Gjeorgjia tha se forcat ruse vazhduan bombardimet te marten ne disa zona.