E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi përsëri në ring për titullin evropian

Është konfirmuar përballja e Luan Krasniqit me ukrainasin Alxander Dimitrenko për titullin e kampionit të Evropës dhe atë Interkontinental në versionin WBO për peshat e rënda. 36-vjecari i lindur në Junik të Kosovës do të ngjitet në ring më 8 mars të këtij viti në Shtutgart. Përballja e fundit e Luan Krasniqit ishte ajo e zhvilluar në korrik të vitit të kaluar kur ishte mposhtur nga amerikani Tony Thompson në një duel eliminator për titullin e kampionit të botës. Tashmë për Krasniqin që ka 30 fitore të shënuara në 34 duelet e tij në ringun profesionist dhe që ka qenë dy herë kampion evropian, përballja me të pamposhturin Alxander Dimitrenko është shansi i fundit për një luftë të ardhshme për titullin e kampionit të botës. Më 28 shtator të 2005-tës Krasniqi kishte provuar të rrëmbente titullin e kampionit të botës, por ishte ndalur nga amerikani Lamon Brewster, që kishte shënuar fitore me "knockout".
Alexander Dimitrenko në anën tjetër është i pamposhtur në karrierën e tij si profesionist duke shënuar fitore në 27 duelet e tij, së fundmi duke mposhtur gjermanin Timo Hoffmann, kundër të cilit Luan Krasniqi kishte shënuar barazimin e vetëm në karrierën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›