E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, kampion edhe jashtë fushe

Kampionë edhe jashtë fushës së lojës. Igli Tare dhe Stefano Mauri vizituan shkollën fillore "Parko Di Veio" në Romë, duke takuar me rreth 200 fëmijë, nga klasa e tretë në të pestë fillore, të cilët ishin entuziastë për ardhjen e mysafirëve të vecantë.
Një takim që zgjati rreth një orë, me tifozët e vegjël që bënin gjithcka për të shtrënguar duart apo për të shkëmbyer dy fjalë me idhujt e tyre. Tare dhe Mauri i përgjigjeshin me qetësi dhe clitërsi pyetjeve kurioze të fëmijëve, të cilët i habitën jo pak herë dy lojtarët e Lacios me mprehtësinë e tyre. "Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Me siguri mes jush është ndonjëri që në të ardhmen do të jetë një kampion. Të punosh në grup do të thotë të ndihmosh shokët, të dëgjosh mësuesit, të sillesh mirë në familje dhe t'i qendrosh gjithnjë pranë miqve", ishte këshilla e Tares për fëmijët. Kur njëri prej tyre i pyeti pse ata fitojnë kaq shumë para, dy futbollistët iu përgjigjën: "Ne jo... Të tjerët janë shumë më të paguar, ne marrim aq sa duhet. Në të kaluarën futbollistët përfitonin rroga më të mëdha, tani nuk është më kështu". Marko kërkon të kuptojë se c'do të thotë shpirt sportiv dhe shqiptari i shpjegon se "mësohet më shumë nga humbjet se nga fitoret, që shërbejnë si shtysë për takimin e rradhës. Ky është një rregull që vlen edhe në jetë".
Një tjetër djalosh, Lorenco, i lutet futbollistëve të bindin të atin ta marrë në stadium. Edhe një herë përgjigjet shtatlarti kuqezi: "Duhet t'i ndryshojmë mendje! Futbolli nuk është më ai që është parë në këtë periudhë të fundit, por për ta përmirësuar duhen stadiume të rinj, të realizuar sipas shembullit të atyre gjermanë apo anglezë, ku cdo ndeshje shndërrohet në një festë. Jam i sigurtë se edhe në Itali kjo gjë do të arrihet së shpejti".
Të lumtur për kënaqësinë që i dhuruan fëmijëve, dy lojtarët bardhekaltër shpresojnë që këto iniciativa të përsëriten. "Ishte e bukur të shihje fëmijët të kënaqur, me të vërtetë shumë emocionuese. Me ardhjen tonë këtu i kemi shpërblyer ata dhe jam i sigurtë se në të ardhmen shumë prej tyre do të jenë tifozët tanë. Një stadium për fëmijët? I kemi të qarta vështirësitë dhe e po hedhim disa hapa të rëndësishëm për t'i rikthyer njerëzit në stadium. Edhe qeveria e ka kuptuar dhe po vepron mirë". I të njëjtit mendim është edhe Mauri: "Dëshira e fëmijëve për të ardhur në stadium tregon vullnetin për të mos e braktisur këtë sport". Më pas fantazisti tregon se e ka më të lehtë t'i përgjigjet pyetjeve të fëmijëve, se atyre banale të gazetarëve, të cilët marrin sërish përgjigje banale.
Në fund, Igli dhe Stefanos iu kërkua nëse do të pranonin ta përsërisnin një eksperiencë të tillë, së bashku me lojtarë të Romës, për të dhënë një mesazh akoma më të fortë. "Do të pranoja me shumë kënaqësi. Do të jepte një imazh të qartë dhe shumë më të mirë të futbollit, si dhe do të ishte një nxitje për të rinisur në mënyrën më të mirë", theksoi Mauri.
Të gjithë fëmijët do t'i kthejnë vizitën Tares dhe Maurit më 18 mars, teksa do të ndjekin nga shkallët e stadiumit "Olimpiko" ndeshjen e kampionatit mes Lacios dhe Empolit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›