Igli Tare mbetet larg grumbullimit të Lacios
Karriera e re e Igli Tares si drejtues nuk po shkon ashtu si ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare kishte shpresuar. I emëruar në postin e drejtorit sportiv gjatë sezonit të kaluar, 36-vjeçari ka probleme me shumë lojtarë të Lacios. Sipas mediave italiane, zërat qarkullojnë në ambientet e klubit bardhekaltër dhe flitet për një “krisje” me disa prej elementëve kryesorë të ekipit. Kjo duket arsyeja përse presidenti Lotito vendosi që Tare të mos ndodhej pranë skuadrës në grumbullimin në Norçia, përpara sfidës me Kaljarin. Njëshi i klubit kërkon përqendrim maksimal për takimin e radhës. “Të gjithë të bashkuar për të fituar”, ishte një prej frazave të Lotitos, prej nga ka ardhur edhe mënjanimi i Tares. Ish-sulmuesi rrezikon të jetë një “element shqetësues”, por mbi të gjitha të përdoret si alibi nga lojtarët, në rast të një rezultati negativ.
#