Problemet me pronarët, tifozët në protestë
Problemet e fundit ndërmjet drejtuesve të Partizanit dhe pronarëve të tokës, ku ndodhen ambientet e klubit të kuq, kanë sjellë angazhimin e tifozëve. çështja mes palëve ka kaluar me padi penale në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që mbështetësit e “demave” kanë vendosur të zhvillojnë sot një protestë. Vendimi është marrë nga Shoqata e Tifozëve të Partizanit, të cilët kërkojnë të dalin në mbrojtje të klubit. “Të dalim në mbrojtje të klubit tonë, Partizani. Të enjten (sot), ora 14:30, në mjediset e klubit, të gjithë së bashku të protestojmë kundër atyre që duan ta zhdukin skuadrën tonë të zemrës, t’i marrin asaj edhe klubin, edhe fushat e stërvitjes”, ishte mesazhi i shpërndarë. Ndërkohë, administratori i klubit, Paro Laçi, kërkoi që gjithçka të zhvillohet në qetësi, ndërsa ka garantuar se nuk do të lejojë shkatërrimin e klubit.
#