Urimi i Lalës: Jetë të gjatë bebeve tifoze
Tifozët e vërtetë mbeten besnikë të skuadrës së tyre deri në vdekje. Prandaj para se foshnjat të vijnë në jetë, tani Hanoveri u ka krijuar një dhomë në maternitetin e qytetit, ku ato do të kenë mundësinë të ambientohen me ngjyrat e ekipit. Topa të vegjël, këpucëza, çorape, flamurë të klubit e foto, tashmë do të jenë aty vetëm për bebet tifoze. “Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj ideje të shtojmë numrin e tifozëve të rinj”, tha presidenti i klubit, Martin Kid. Gjatë prezantimit të dhomës mori pjesë edhe futbollisti shqiptar, Altin Lala. Ish-kapiteni për shumë kohë i Hanoverit, pjesëmarrës në prezantimin e dhomës së fansave në maternitet, shpreson se bebet e sapolindura do të jetë spektatorët e ardhshëm në stadium. "Unë jam tashmë dy herë baba dhe e kemi mbyllur planifikimin e familjes, tha Lala. Por nëse gruaja ime do të ishte shtatzënë sërish, do ta sillja me kënaqësi këtu”.
#