E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare nis pazaret me Bolonjën e Rezart Taçit

 

Po shfrytëzon miqësinë me presidentin e ri të klubit Rezart Taçi, për të realizuar disa kalime futbollistësh. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare është futur në tratativa me drejtuesit e rinj të Bolonjës për të çuar te kjo skuadër, Kribarin dhe Stendardon. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat i referohen një deklarate të Tares. "Jam në tratativa me Bolonjën për Kribarin dhe Stendardon. Por ekziston mundësia që te kjo skuadër të kalojë edhe Radu. Ndërsa përsa i përket mbërritjes së Kruz nga Inter, konfirmoj se nuk është asgjë e vendosur deri në këto momente", ka pohuar Tare. Për t’u theksuar është edhe fakti se Igli Tare është përfolur edhe si Drejtori Sportiv i ardhshëm i Bolonjës, direkt pas mbërritjes në krye të presidencës së këtij klubi të Rezart Taçit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›