Igli Totozani, kandidatura e PS-së për Avokatin e Popullit
Igli Totozani është kandidatura e PS-së për Avokatin e Popullit. Zgjedhja e tij është bërë nga komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave i Partisë Socialiste.
Në një konferencë për shtyp, kryetarja e komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave, Eglantina Gjermeni bëri të ditur rezultatin final të këtij procesi.
Gjermeni vlerësoi faktin se për herë të parë shoqërisë i ofrohet një kandidaturë jashtë politikës, për një post me rëndësi si Avokati i Popullit.
Më tej ajo theksoi se i gjithë proçesi, ndonëse i pari në llojin e tij, e finalizoi punën e tij me sukses, duke siguruar transparencë dhe gjithëpërfshirje.
Komisioni ka zhvilluar një punë transparente. Shoqëria shqiptare ka nevojë të çlirohet nga trysnia e politikës. Ky proces i ka dhënë të drejtë publikut të marrë pjesë në të, duke siguruar gjithëpërfshirje, tha ajo.
Gjermeni shprehu besimin se kandidatura do të jetë në lartësinë e duhur dhe do të përbushë përgjegjësitë që i takojnë.
Kandidati fitues do t`i paraqitet për votim Grupit Parlamentar të PS-së.
Pas përzgjedhjes ka reaguar edhe kreu i PS-së, Edi Rama, i cilu u shpreh se kjo ishte, prova e parë e Partisë Socialiste për një administrim publik europian. Ai shkruan se: Shqiptaret sapo pane nje prove se PS eshte gati per nje administrim publik europian. Avokat per Popullin jo per pushtetin sot apo neser!