E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igor Sechin, biznesmeni me më shumë influencë pas Putin

Igor Sechin në Rusi e njohin si personin më të fuqishëm pas presidentit Vladimir Putin ose më saktë si personin më me influencë. Sechin është një zotërues mjaft i madh i rezervave të naftës në Rusi.Vetën në vitin 2008 ai ka përfituar prej shitjes së naftës rreth 68 bilionë dollarë. Ai mendohet të jetë dhe pronari i vetëm i Rosneft edhe pse analistët e përshkruajnë atë si një person mjaft dinak pasi gjithmonë kthen përgjigje evazive. Pikërisht kur i është bërë pyetja a jeni ju pronari i Rosneft përgjigja e tij ka qenë "Mbase". Thuhet se në këtë njeri gjen të mëshiruara njëkohësisht tre gjëra që janë pasuria, fuqia dhe zgjuarsia.Sechin ka punuar për një periudhë edhe si agjent i KGB-së fakt që e ka ndihmuar për ti njohur më në brendësi cështjet e biznesit dhe politikës. Rosneft ka arritur të përvetësoj edhe asetet Yukos një tjetër kompani e madhe e nafte në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›