E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, SHBA: Zgjedhjet "gurthemel i rëndësishëm"

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e zgjedhjeve të para nga shpallja e pavarësisë duke i cilësuar ato "gurthemel të rëndësishëm" në rrugën e demokracisë.
"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelly.
"Urojmë qytetarët nga radhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime", ka thënë Kelly.

"Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj", ka pohuar zëdhënësi i Kelly.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›