Kosovë, ORA kërkon rivotim në fshatin Demjan
Partia Reformiste ORA është distancuar nga keqpërdorimi i votave që është bërë në fshatin Demjan të Gjakovës, ndërsa përveç apelit tek organet e drejtësisë për të sqaruar rastin dhe marrjen e masave ligjore ndaj atyre që kanë bërë keqpërdorime, ka kërkuar edhe rivotim në këtë vendvotim.
Komisioni Komunal Zgjedhor në Gjakovë ka konstatuar se në vendvotimin në Demjan kryesuesi ka qenë nga radhët e LDD, Mehdi Sutaj, si dhe anëtarë tjerë nga PDK, Ali Cenaj, nga AAK, Sutki Krasniqi, LDK Tafë Elezaj, AKR Driton Gutaj, PSHDK Fatmir Laskaj dhe nga ORA Besarta Duraku.