Pluralizmi, Partitë, Elitat dhe Prag-zgjedhjet 2009
Armand Vinçani
Shkrimi i disa ditëve më parë “Michels dhe Politikat në Tiranë” me autor Shinasi Rama ishte një tjetër përmbledhje e arrirë në analizën e politikës së sotme shqiptare, ku mjaft qartë evidentohet kthimi i partive politike në instrumente në duart e oligarkive e klaneve që kontrollojnë pushtetin ekonomik, politik dhe ideologjik. Me dëshirën për të elaboruar më tej, shkrimi i mëposhtëm do të synojë të reflektojë në disa tipare e përgjithësime të partive politike e pluralizmit në përgjithësi e parë kjo edhe në këndvështrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Dobësia është një karakteristikë thelbësore e partive politike shqiptare. Edhe pse po i afrohemi ngadalë dy dekadave që vendi ynë jeton de-juro në një sistem multi-partiak, edhe pse disa zgjedhje parlamentare e lokale janë zhvilluar në këtë hark kohor, përsëri kemi një sistem të dobët partish që reflekton konstituenci të pakët dhe pjesëmarrje relativisht të vogël në votime. Në anën tjetër, është evidente se shumë shtresa të popullsisë dhe individë e kanë tepër të vështirë të identifikohen me njërën nga “shumë e për lumë” partish dhe kjo shpesh demonstrohet edhe në paqëndrueshmërinë nga votimi në votim. Zgjedhjet e kaluara dëshmuan se shumë nga edhe të ashtuquajturat bastione të kësaj partie ndërruan kahje në votim.
Të gjithë e dimë që partitë janë struktura të rëndësishme politike dhe organizative që ndërmjetësojnë dhe vendosin lidhjet e duhura midis shtetit dhe shoqërisë. Në një terren për shumë kohë të huaj për pluralizmin, partitë politike shqiptare të krijuara pas ndryshimeve në vitet ‘90-të shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë kryesisht si mjet komunikimi brenda parisë, a.k.a. elitës, dhe si mundësi mobilizimi për resurse për të mbështetur parinë dhe jo si mënyrë e përfaqësimit të interesave sociale. Në këto kushte natyrshëm lind pyetja nëse partitë shqiptare janë të afta të luajnë rolin e tyre përfaqësues e mobilizues? Fatkeqësisht jo. Kjo ka krijuar një vakum të plotë në pjesëmarrjen e qytetarëve të thjeshtë në proceset politike të vendit. Pse ndodh kjo? Shumë faktorë mundet ta krijojnë vakumin e mësipërm, por një ndër më të spikaturat është fakti se pjesa dërrmuese e partive politike shqiptare i krijuan identitetet e tyre në procesin e tranzicionit dhe shkëputjes nga filozofia komuniste. Por a ju shkëputen dot ata plotësisht raporteve ekzistuese për më shumë se 50 vjet midis elitës totalitare që kontrollonte plotësisht shtetin dhe pjesën tjetër të shoqërisë? Kjo nuk ndodhi. Pabarazi dhe interesa ekonomike të tjera filluan të gjallërohen e vazhdojnë edhe sot të lulëzojnë dita–ditës. Këto interesa në elitat partiake kushtëzuan polarizimin dhe fragmentarizmin e pluralizmit dhe sistemit të partive. Tregu për parti politike vazhdon të jetë i hapur në Shqipëri, edhe pse kërkesat e votuesve kanë shkuar drejt zeros. Pavarësisht nga emri që marrin krijimet e reja, ato shtojnë kaosin në vorbullën politike. Ngjashmërisht, si në ekonomi ashtu edhe në politikë, disporpocionet midis nevojave të blerësve, a.k.a. votuesve dhe prodhuesve, a.k.a. ëndërruesve të pushtetit krijon impakte negative në funksionimin normal të një shoqërie pluraliste. Kjo ka sjellë që shtresat e popullsisë të ndjehen të pasigurta në interesat e tyre ekonomike. Identitetet që i interesojnë asaj në Shinasiu e quan “pari” dhe identitetet që i interesojnë elektoratit kanë shumë diferenca. Individët që zunë pozita kyçe në partitë e në shtet përgjithësisht kanë qenë të lidhur me shumë fije me regjimin totalitar dhe elitën e tij. Kështu që sado identitete të reja që ata mund të krijojnë asnjëherë nuk mund të vendosin kualitete të tilla që mund të jenë në rezonancë të plotë me ato të votuesve. Kontradikta themelore qëndron në mes të shkuarës së tyre që mbështeti plotësisht shtetin e diktaturës dhe të sotmes që e kundërshton atë.
Fakti që shumica e individëve, të cilët në të shkuarën dhe të sotmen e tyre patën e kanë një bosht autentik identiteti në raport me parimet e vërteta të demokracisë janë lënë jashtë proceseve politike dhe ekonomike në Shqipëri tregon se tranziocioni dhe shkëputja e plotë nga e shkuara nuk do të jetë e lehtë. Fatkeqësisht ajo është një trashëgimi që nuk mund të shkëputet kollaj nga zverku i shoqërisë shqiptare. Kjo trashëgimi i gozhdon partitë politike, iu bllokon frymëmarrjen dhe nuk i lejon të zhvillojnë më tutje identitetet e tyre. Një tjetër tipar përgjithësues i partive shqiptare është struktura e mbyllur, gjë e cila e bën lehtësisht të lexueshme potencialin e tyre dhe struktura të tilla reflektojnë ndryshime jo esenciale në alternativat e qeverisjes që ato paraqesin. Shpesh dëgjon të flitet për spektrin e majtë, të djathtë apo të qendrës. Kjo më shumë kur i afrohemi zgjedhjeve dhe “nënat” parti i bien sirenave për të mbledhur “bijat” e tyre. Po a ka spektri politik në Shqipëri, karakteristikat e atyre në vendet me demokraci të zhvilluar? Absolutisht jo. Shumica e partive shqiptare nuk janë në asnjë spektër. Ato nuk kanë dimensione të caktuara në politikat e tyre ekonomike dhe as dimensione solide në drejtim të normave sociale dhe morale. Kjo ndodh sepse shumë nga këto parti nuk u krijuan si rezultat i një pozicionimi të diktuar nga konfiguracione historike, por ato u krijuan si përgjigje ndaj ndryshimeve e presioneve në raportet e tyre me shtetin dhe interesat e reja ekonomike e politike. Polarizimi i tejskajshëm midis partive shqiptare prodhon politikë të egër kundërshtarësh, ku marrëdhëniet midis dy partive kryesore karakterizohen nga përplasje ekstremes. Trashëgimia që përmendëm më lart kryesisht identifikon formalisht spektret politike në Shqipëri, bazuar në pozicionet e tyre ndaj së kaluarës komuniste. Por mund të çirresh e të bërtasësh 24 orë në ditë se je kundërshtar i së shkuarës së errët, por kjo nuk do të thotë se je përfaqësues i spektrit të djathtë, kur në anën tjetër ke marrë të gjitha pushtetet dhe principi i unit është forca motivuese. Realisht politika e egër është e zhvilluar midis elitave partiake që janë ideologjikisht dhe me programe krejt pranë njëra-tjetrës. Pasojë e kësaj është mbisundimi i politikës personale në debatin politik dhe fare pak për të mos thënë fare i debatit konstruktiv që e merr tematikën nga problemet konkrete të vendit e përballjes me ekonominë e tregut. Mungesa e profesionalizmit në kompozimin e legjislaturave dhe rendja vetëm pas elementëve të “besnikërisë” në raport me elitat shpesh e ka kthyer godinën e parlamentit në infrastrukturë të tragjedisë, komedisë, kërcënimeve fizike e verbale, thyerjes së tavolinave e karrigeve apo hipjes mbi to në mënyrë të tillë që do t’i kishte më shumë hije qenieve të tjera. Në këto dy dekada pjesës progresive të Partisë Socialiste i është dashur të ndeshet më shumë me reminishencat e sistemit të vjetër. Kjo për faktin se ajo erdhi në pluralizmin shqiptar si një parti historike e vazhduese e partisë së punës edhe pse e “riformuar”. Sidoqoftë vitet e fundit kanë treguar se debati dhe kritika në këtë parti gjithnjë e më tepër janë konsideruar si resurse të partisë dhe jo si konspirim ndaj lidershipit.
Një hap tjetër përpara që ka bërë forca kryesore e opozitës është kuptimi në kohën e duhur i faktit se vëmendja e shumicës së votuesve në Shqipëri është zhvendosur qartë nga sfera politike në atë ekonomike. Por në përgjithësi elita e re sunduese e ka thyer sistemin pluralist në një sistem të dy partive bazë dhe me shumë nënparti satelitore. Shumica e nënpartive kanë në rreshtat e tyre vetëm disa vemje të vetëquajtur kryetarë e sekretarë pa kurrfarë elektorati, por që duke luajtur në mënyrë të paskrupullt shpesh kanë arritur të ngjiten në majat e pushtetit politik dhe ekonomik. Këto vemje gjallërohen edhe më shumë në prag zgjedhjesh e marrin pozat e aleatëve të “fuqishëm”, duke u munduar të paraqesin edhe strategjitë e tyre për fitimin e zgjedhjeve. Aleancat partiake të krijuara deri më tani kanë qenë më shumë aleanca taktike apo marrëveshje për ndarjen e pushtetit midis individëve/elitave, ku përmbajtja e politikave dhe identiteteve është mënjanuar dhe qëllimi kryesor ka qenë mbajtja jashtë derës e partive të tjera.
Në katër vitet e fundit në opozitë duket se lidershipi i PS-së ka braktisur marrëveshjet karteziane dhe përgatitet të hyjë në zgjedhje si një forcë e vetme politike duke kristalizuar një vizion të ri për pluralizmin në Shqipëri. Largimi nga pozicionet e ngurta arkaike dhe përpjekjet për të kapur e përfaqësuar një spektër më të gjerë të interesave në masën e elektoratit, tregon një rritje të pjekurisë politike dhe aftësive të lidershipit të saj. Kjo do t’i shërbejë kësaj partie për të forcuar identitetin e saj dhe do të arrijë të bëjë edhe hapin tjetër për hapje të plotë ndaj shoqërisë civile, kjo do të përbënte një arritje për të gjithë elektoratin e sistemin e partive në Shqipëri. Ajo çka ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të partive të vogla ka qenë fragmetarizimi dhe çarjet e herëpashershme në partitë kryesore. Edhe ato pak parti që patën rastin të krijojnë identitetet e tyre me spektër të mirëfilltë politik dështuan përballë asaj që Shinasiu me të drejtë e quan oligarki. Oligarkitë partiake kanë kërkuar deri më tani optimizmin e pushtetit politik dhe mbrojtjen e interesave materiale, privilegjeve dhe statusit politik e shoqëror. Kjo është arsyeja e tendencës për të mos bërë kompromise dhe e kornizimit të lidhjeve me sistemin e shoqërisë të ndarë në shtresa. Në pragzgjedhjesh PS-ja po shpreh dëshirën për të bërë korrigjimet e nevojshme që mund të lejojnë ndryshime konstruktive. Në një shoqëri të mirëfilltë demokratike nuk janë vetëm partitë politike ato që realizojnë pjesëmarrjen aktive dhe integrimin e shoqërisë në jetën politike dhe ekonomike. Grupet e interesave të ndryshme, shoqatat civile e vullnetare, lëvizjet e reja sociale, media etj., janë aktorë të rëndësishëm në procesin e demokratizimit të një vendi. Por cili është roli i këtyre faktorëve në Shqipëri?
Është mjaft domethënës zhvillimi masiv i medias në këto vite të post-komunizmit. Në sistemin e mëparshëm teknologjia e burimet njerëzore që mbështesin median, tërësisht shtetërore, ishte në shërbim të plotë të elitës sunduese, por nuk përbënte një pushtet më vete. Në një shtet demokratik, të gjithë e dimë se media është pushteti i katërt dhe lot një rol të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e shoqërisë, që edhe pse jo direkt ka ndikimin e saj të veçantë në vendimet që merren nga tre pushtetet e tjera, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Por a mund të thuhet se media në Shqipëri ka arritur të kryejë plotësisht misionin e saj? Media elektronike dhe gazetaria, me disa përjashtime nuk ka arritur të mbështesë rritjen e shoqërisë civile. Kjo ndodh se shtypi i shkruar apo ai me figurë e zë nuk reagon ndaj kërkesave të publikut apo shoqërisë civile. Përkundrazi ai reagon në përputhje me interesat e partive politike, politikanëve, tregut dhe individëve që tashmë e kanë monopolizuar këtë treg. Prandaj kjo është edhe një argument më shumë pse sfera publike në Shqipëri është e dominuar nga politikanët dhe e kontrolluar nga njerëzit e bizneseve të mëdha e që në pjesën dërrmuese të tyre janë të lidhur me shumë fije me ish-nomenklaturën e mëparshme. Lidhjet e dobëta të partive me grupet e ndryshme të shoqërisë dhe niveli jo i kënaqshëm i organizimit të tyre influencon në rritjen e rëndësisë së medias, por në anën tjetër e komprometon rëndë pavarësinë e saj.
Pushteti i sotëm mund të pretendojë si arritje mungesën e kërcënimeve apo formave të tjera represive ndaj shtypit, por ky është një kuptim empirik i rolit të shtypit të lirë në demokraci. Ajo çka përcakton shkallën e vërtetë të lirisë së shtypit janë raportet e krijuara midis tij dhe shoqërisë civile. Sa më pak këto raporte të jenë të ndikuara nga sistemi i partive, aq më i lartë është niveli i lirisë dhe shkalla e pavarësisë së shtypit. Në një shoqëri të vërtetë demokratike karakteristike është se partitë kanë pushtet politik, por jo aq shumë ndikim në proceset zgjedhore. E kundërta ndodh në Shqipëri, ku njerëzit e thjeshtë iu afrohen partive të ndikuar më shumë nga media se sa nga një ballafaqim real me to. Mungesa e organizatave të vërteta jopartiake dhe grupeve solide me interesa të ndryshme, sindikatat e dobëta si dhe tradita e zbehtë në lëvizjet sociale i mundëson dy partive kryesore të manipulojnë i influencojnë relativisht lehtë opinionet e votuesve. Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e shtypit, ka prirje të theksuara partiake, ai shihet nga individët si një arenë e mundshme ku ata mund të shpalosin “besnikëritë” e tyre dhe faqet e gazetave shpesh bëhen subjekt i shkrimeve bajate, sharjeve dhe ofendimeve të turpshme që s’kanë në përmbajtjen e tyre as esencë, as problematikë dhe as civilizim qytetar. Por një tifozllëk i tillë i duhet “parisë” për të mbajtur gjallë e zgjatur ekzistencën e tyre.
Polarizimi social dhe një shoqëri e dobët civile si institucion i pavarur ka krijuar kushte të favorshme për vendosjen e sistemit të ri të nomenklaturës që materializon interesat e elitave sunduese të partive. Në prag të zgjedhjeve të kaluara iniciativa për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes me qëllim thellimin e progresit demokratik ishte një hap mjaft pozitiv i ndërmarrë nga PD-ja në përgjigjen dhe aksionin ndaj korrupsionit dhe kontrollit shtetëror në ekonomi. Fatkeqësisht ajo iniciativë degradoi pas zgjedhjeve të shpërndarjen tek KOP-i të disa ofiqeve zyrtare dhe më pas vendimmarrja u bë përsëri pronë e të “zotit”. Sabotimi i shoqërisë civile është një nga dëmet më të mëdha që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet atij procesi historik që nisi në vitet ‘90-të me lëvizjen demokratike. Pjesë e këtij sabotimi janë inkurajimi direkt apo indirekt i dhunës intelektuale në dialog, trajtimi i kundërshtarëve politikë si armiq, personal, polarizimi dhe degjenerimi i debatit politik e social në kufijtë e primitivizmit.
Kultura e dobët politike është rezultantja e gjakut të vjetër që ushqen trupin e “rinovuar” nëpërmjet një by-pass-i të sforcuar. Polarizimi ekonomik i shoqërisë si rrjedhojë e korrupsionit politik dhe ekonomik në vijimësi ka penguar realisht krijimin e një shtrese të mesme solide. Duke qenë se shumica e elektoratit shqiptar realisht përpiqet dita-ditës të sigurojë mbijetesën dhe përballojë varfërinë, ajo është politikisht e painformuar dhe jo e artikuluar. Rrjedhimisht ajo nuk është plotësisht në gjendje të nxjerrë para përgjegjësisë lidershipin e partive për statusin e tyre. A është e interesuar elita të mbajë qytetarët e saj në pasivitet? Është vërtet e hidhur, por deri më tani elitat janë udhëhequr nga pragmatizmi se qytetarë politikisht pasivë janë më të lehtë për t’u manipuluar prej tyre, dhe kjo shpesh nëpërmjet sloganeve e premtimeve për drejtësi sociale, reforma ekonomike, prosperitet e demokraci të zhvilluar. Prandaj ka qenë e vështirë të gjeje në ndonjë program partie objektiva seriozë që konsiderojnë problemin e mësipërm dhe vlerësojnë realisht rëndësinë e shtresës së mesme në zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Pak a shumë ky status politik e social në vend, ndërsa zgjedhjet janë fare pranë. Rezultatet e disa anketimeve paraprake flasin për një pasivitet të shtresave të thjeshta të shoqërisë. Skepticizmi i tyre është rritur krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo kryesisht për shkak se zgjedhjet nuk shikohen nga forcat politike si një shans për t‘ju dhënë zgjidhje problemeve të vendit, por ato shikohen si pjesë e problemit. Një dukuri e tillë negative reflektohet në mungesën e programeve dhe perspektivave serioze për zhvillimin e vendit dhe thellimin e proceseve demokratike. Njerëzit e thjeshtë shohin qartë se zgjedhjet kanë si atribute kryesore ose mbajtjen e pushtetit dhe konsolidimin më tej të klanit ose dëshirën për të rishpërndarë e ricikluar pushtetin nga një klan tek klani tjetër. Pavarësisht nga strategjitë e ndërtuara nga elitat partiake për njeriun e zakonshëm, është më se e qartë se gjithçka që premtohet është dogmë. Pjesa e kësaj dogme është edhe imponimi konstant ndaj shoqërisë me evenimente që i hedhin benzinë zjarreve në kampet politike. Janë bërë normë akuzat e ndërsjella për afera politike, korrupsion moral, ekonomik e sistemik, e shumë fenomene të tjera, ku përfshihen më pas institucione të tjera si prokuroria e gjykata. Me fjalë të tjera e në mënyrën proverbiale ndodh si në rastin kur një i marrë hedh një gur në pus e më pas të gjithë të mençurit së bashku nuk e nxjerrin dot. Proceset pambarim të nisura e kurrë të përfunduara nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë pasuruar gamën e çudive që ndodhin në shoqërinë shqiptare. Vërtet një fjalë e urtë thotë se çudia më e madhe nuk zgjat më shumë se tri ditë, por në Shqipëri ka aq shumë çudi saqë ne jetojmë 365 ditë të vitit me to. Edhe procesi i ç’komunizimit, i huazuar nga disa vende të tjera të Europës Lindore dështoi për shkak të mungesës së seriozitetit dhe besimit që forcat politike do të ishin në gjendje ta bënin atë. Së fundi, pozita parlamentare doli me iniciativën e hetimit të disa lejeve të ndërtimit dhënë nga Bashkia e Tiranës. Një iniciativë e tillë në një kohë kur atij parlamenti i mbaron mandati dhe që ka për subjekt kryetarin e partisë më të madhe opozitare duket jo bindëse. Jo vetëm kaq, por për një logjikë normale kjo reflekton hapur nuanca të presionit psikologjik e luftë të pandershme politike. Ajo gjithashtu nxjerr në pah mungesën e perspektivës për të ardhmen. Cilat janë në fakt rezultatet e luftës ndaj korrupsionit që u propagandua me aq bujë në zgjedhjet e kaluara e për të cilën të gjithë dhamë mbështetjen maksimale? Rezultantja është vetëm shumë zhurmë për asgjë. Nuk ka asnjë institucion apo organizëm ndërkombëtar që të mos ketë theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e përballjes reale të shtetit shqiptar me fenomenet e korrupsionit. Por fatkeqësisht, për votuesit është mjaft e qartë se kjo nuk mund të bëhet nga ata që e institucionalizuan krimin ekonomik nëpërmjet paaftësisë dhe ortakllëkut me të. Sapo ka filluar procesi i Gërdecit. Edhe ai proces do të dështojë ose ndoshta do të shtojë pak sasinë e cironkave, por peshqit e mëdhenj përsëri do të vazhdojnë tek ujërat e thella, ku grepi nuk arrin dot. Pjesë e këtij procesi janë edhe ushtarakët, të cilët megjithëse u treguan të pavëmendshëm ndaj kurtheve të politikës, unë nuk i shoh ata si burim i të keqes. Ushtarakët në Shqipëri, pavarësisht nga postet e gradat që mbajnë në hierarkinë shtetërore, janë njerëzit më me pak pushtet apo influencë. Nuk janë ushtarakët ata që marrin vendime të natyrës së Gërdecit për të paketuar municione në instalime që i ngjajnë koteceve. Fatkeqësia e tyre është vetëm që ata nuk arritën të nxjerrin konkluzione nga e kaluara që ata e njihnin mjaft mirë. Ushtria Shqiptare ka qenë, vazhdon të jetë e do të jetë viktimë e politikës për aq kohë sa partitë e forcave politike nuk kanë filluar të aplikojnë në qeniet e tyre atë që ata e quajtën ligji i lustracionit. Konfuzioni politik e moral do të vazhdojë për aq kohë sa ne do të pretendojmë se po jetojmë në demokraci, por jemi dakord që nuk na duhen demokratët. Ndoshta është tradita jonë që na e bën mjaft të vështirë jetesën pa “prijësa”.
Rezultatet në zgjedhjet e ardhshme, më shumë se në të kaluarën, do të përcaktohen nga aftësitë e partive e drejtuesve të tyre për të shpalosur ideologji dhe vizion afatgjatë. Vetëm strategji realiste që janë të besueshme për t’u përballur me realitetet e vendit, vetëm programe politike dhe ekonomike të formuluara qartë që mund të adresojnë si problemet e akumuluara ashtu dhe ato të së ardhmes mund të fitojnë besimin e elektoratit. Nëse me të vërtetë aspirojmë t’i bashkohemi familjes evropiane partitë politike do të duhet të demonstrojnë vullnetin e tyre jo me slogane e fjalime patetike, por me veprime që materializojnë vizion dhe profesionalizëm. Për çdo forcë që do të marrë pushtetin problemi themelor i pronave jo vetëm i pazgjidhur deri më tani, por është i komplikuar me vetëdije nga ata që kanë sunduar ligjin do të jetë guri i provës. Nuk ka rrugë të mesme për të ndërtuar një ekonomi të tregut. Nëse pranojmë si objektiv ndërtimin e një ekonomie kapitaliste dhe bashkëjetesën me ato vende që kanë krijuar një bashkësi bazuar në këtë ekonomi, atëherë duhet të pranojmë se baza teorike, ideologjike dhe të gjitha politikat e tjera duhet bazohen thellësisht në konceptin e shenjtërinë e pronës private. Rishpërndarja e bërë deri më tani është vetëm produkt i dëshirës për të vjedhur e pasuruar në mënyrë të pandershme e aspak i angazhimit serioz për zgjidhjen e një serioz për zgjidhjen e një nga problemeve më të mprehta. Prandaj rishpërndarja e bere duhet të jetë në epiqendër të objektivave në përballjen me korrupsionin sepse ajo është e pandarë nga krimi politikë dhe ekonomik që e ka gërryer e vazhdon ta gërryejë shoqërinë shqiptare. Ndërsa komunizmi në Shqipërinë e pasluftës i zhveshi faktikisht pronarët e vërtetë ligjet si i ashtuquajturi 7501 apo aktet e tjera ligjore të miratuara pas vendosjes së demokracisë e deri me sot i zhveshën ata edhe juridikisht.
Një program i qartë për zhvillimin ekonomik të vendit duhet të analizojnë e programoje politika fiskale për zbutjen dhe kalimin e pasojave të krizës ekonomike që ka përfshirë ekonominë botërore. Të pretendosh se kjo krizë nuk ka prekur dhe nuk do të prekë Shqipërinë është jo vetëm amatorizëm, por edhe naivitet. Me këtë gjuhë mund të flasin vetëm ata që ose nuk i kanë njohuritë minimale të ligjeve dhe mekanizmave që vënë në lëvizje ekonomike e tregut në kushtet e globalizimit ose interesat e ngushta të pushtetit ju imponojnë manipulimin e realitetit. Do të ishte fatale për partine në pushtet nëse vizioni i saj për të ardhmen do të vazhdojë të orientohet nga retrospektiva. Ajo çka populli dëshiron të dëgjoj nga goja e atyre që pretendojnë sot pushtetin është se si ata janë përgatitur për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të vënit. Ajo çka njerëzit e thjesht duan të dëgjojnë janë përgjigjet e tyre ndaj pyetjeve që prekin interesat e gjithë shoqërisë: Si do të luftohet varfëria ekstreme në shtresat e popullsisë? Cilat do të jenë për frenimin e polarizimit midis shtresave të ndryshme të popullsisë? Cila do të jetë strategjia për të çmontuar klanet nga pushteti politik dhe ekonomik? Cilat do të jenë rrugët për ta kthyer partinë në përfaqësuese të interesave të elektoratit që ajo përfaqëson dhe jo e interesave të elitave të tyre? Si do të bllokohen strukturat e interesave private që në shumë raste kanë marrë funksionet e qeverive provat e brenda qeverisë konstitucionale? Cilat janë rrugët për të mundësuar përballjen e vërtetë me korrupsionin dhe rritjen e efikasitetit të administratës publike? Si do të realizohet pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë nga politika dhe interesat e ngushta të biznesit? Si do të luftohet krimi ordiner që dita-ditës merr jetë njerëzish në rrugët e vendit? Këto dhe të tjera presin përgjigje serioze dhe angazhim qytetar. Për cilën do parti dhe sidomos elitën e saj që është e papërgatitur dhe e pamotivuar për t’u dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është kthimi i tyre në profesionet e mëparshme. Një hap tjetër përpara që ka bërë forca kryesore e opozitës është kuptimi në kohën e duhur i faktit se vëmendja e shumicës së votuesve në Shqipëri është zhvendosur qartë nga sfera politike në atë ekonomike. Elektorati do të preferojë në këto zgjedhje ato parti që karakterizohen nga lidershipi solid, profesionalizëm, programe politike të qarta me vizion afatgjatë si dhe prezantim dinjitoz në media.
Koha e politikave emocionale ka përfunduar të nderuar elitarë!
*Ish-zv/shef i Shtabit të
Përgjithshëm të Ushtrisë, Senior
Analyst New York University, NY