Profili i novatorit të medias
Hamdi Jupe
Më 22 maj mbushet plot një vit nga ngjarja tragjike e vdekjes së pronarit të “Top Medias”, Dritan Hoxha. Presidenti i kompanisë më të madhe mediatike në vend humbi jetën në një aksident automobilistik, në orët e para të mëngjesit në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Automjeti privat tip “Ferrari” me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari Hoxha doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Kohë e shkurtër, vepër e madhe
Dritan Hoxha ishte një revolucionar i medias shqiptare. Ai arriti të bëjë për 7 vjet atë që vende të tjera të vogla si Shqipëria, u duhen dekada për ta arritur. Vepra madhështore e tij është modeli i një suksesi të pashembullt në Shqipëri. Pas profesionistëve e talenteve të reja që në mikrofonin e radios kombëtare “Top Albania” dhe në ekranin e televizionit kombëtar “Top Channel” gjetën oazin e zhvillimit të tyre në kushte optimale, ishte jeta e një njeriu në kërkim të pareshtur të cilësisë më të mirë. Pas prurjes së pandalshme të risive të komunikimit, formateve moderne të pasqyrimit të aktualitetit, të qeshurave të programit humoristik “Fiks fare” e “Portokalli”; tingujve të festivalit të këngës “Top Fest” etj., ishte jeta e një njeriu në garë me kohën. Me humbjen e Dritanit, “Top Media” humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj.
Fillimet e veprimtarisë mediatike
Dritan Hoxha themeloi grupin e tij mediatik në vitin 2001, grup i cili u imponua me shpejtësi në tregun shqiptar të medias, duke u bërë ndër zërat më të rëndësishëm të saj. Ambicia e tij për median e shtyu që në vitin 1998, të hapte radion kombëtare “Top Albania Radio”, e cila shumë shpejt u bë mjeti më masiv i komunikimit në Shqipëri. Ajo u pasua tre vjet më vonë nga hapja e kanalit televiziv “Top Channel”, i cili shumë shpejt u fut në tregun mediatik shqiptar dhe zotëroi audiencën më të lartë. Në korrik të vitit 2004, Hoxha u bë promotor i projektit të guximshëm të futjes në Shqipëri të platformës dixhitale tokësore dhe më pas asaj dixhitale satelitore të transmetimeve radiotelevizive, platformë jo shumë e përhapur në Europë në atë kohë. Pak kohë më vonë ai futi programet televizive në telefoninë celulare. Kështu, televizioni “Top Channel” u pasua nga suksesi i radhës, gjiganti mediatik “DigitAlb”, i cili u mirëprit nga të gjithë shqiptarët. Filozofia e punës në grup, delegimi i kompetencave dhe pavarësia editoriale, ishin filozofi e menaxhimit dhe e drejtimit të këtij gjiganti mediatik të krijuar nga Hoxha.
Televizioni “Top Channel”
Në vitin 2001 u krijua media televizive më e madhe dhe më e spikatur në vend, televizioni “Top Channel”, e cila sot është media elektronike me licencë kombëtare më e ndjekur për të gjithë shqiptarët. I krijuar nga ideja, por edhe nga projekti gjigant i njeriut të pasionuar, Presidentit të ndjerë të “Top Media”-s, “Top Channel” në vitin 2009 hyri në vitin e tetë të aktivitetit të tij, me fuqinë e një lideri mediatik dhe me përkrahjen e shqiptarëve kudo që ndodhen. Që nga ajo kohë, ky televizion është rritur suksesshëm, duke u vlerësuar prej publikut si një nga televizionet më të ndjekura e më të preferuara në vend. Që nga koha e krijimit me programet e spektaklet e tij, me teknologjinë e lartë, si dhe me profesionalizmin e lartë, televizioni “Top Channel” vazhdon të mbetet garanci suksesi.
Novacioni teknik
Hoxha futi për herë të parë në vend platformën televizive me pagesë. Kjo ishte një ide e guximshme për kohën, sepse në Shqipëri produkti mediatik është konsideruar gjithmonë si një produkt gratis. Në një vend ku një pjesë jo e vogël e njerëzve konsumojnë edhe energjinë elektrike dhe ujin pa pagesë, mungonte edukata e të pagurit për krijimtarinë mediatike. Por ai e ndërmori me guxim këtë hap dhe ia doli në krye me sukses. Kjo i dha mundësi futjes së programeve të kontrolluara të sportit me anë të transmetimit të kompanisë “Super Sport”, si dhe të filmave dhe aktiviteteve të tjera të zgjedhura. Ai futi gjithashtu për herë të parë në Shqipëri transmetimin televiziv në teknikën HD, në gjashtë kanale televizive, shumë më tepër sesa disa operatorë të njohur televizivë në Europë e në botë. Edhe në këtë fushë, ai gjeti mirëpritjen e publikut shqiptar, megjithëse tregu shqiptar i medias është një treg i vogël. Hoxha futi programet investigative në media në përmasa dhe forma të papara më parë, si dhe transmetimet televizive nëpërmjet celularit. Ai është themelues i perandorisë mediatike shqiptare, që ndryshoi shijet e tyre në fushën e medias. “Top Media” tregoi se edhe në Shqipërinë e varfër e me shumë probleme, jetojnë njerëz me vizione të mëdha.
Shkollë e gazetarisë
Më 15 maj 2001, një grup gazetarësh dhe kameramanësh pranuan ftesën e Dritan Hoxhës për të punuar në televizionin e tij të ri. Rrugës ekipi i tij u shtua pa pushim. Aktualisht në mediat e Hoxhës punojnë rreth 800 gazetarë dhe punonjës të tjerë të medias. Gazetarë, regjisorë, inxhinierë, skenografë e aktorë kanë derdhur talentin e tyre për të ngritur në këmbë “Top Media”-n. Të gjithë ata i janë mirënjohës Hoxhës për ëndrrën dhe egon profesionale, këmbënguljen dhe vullnetin e tij. “Top Media” nuk do të ishte kjo që është, sado para të ishin investuar në të, po të mos ishte ajo ambicie. Me këto cilësi ai bëri epokën e tij në fushën e medias. Hoxha nuk e pa kurrë televizionin si një sipërmarrje të tijën, që prodhon vetëm përfitime personale për të, por si një pasuri të të gjithëve. Me paratë e tij ai nuk ndërtoi thjesht një biznes të vetin, por një sipërmarrje të madhe, një makineri informimi të pavarur dhe një mekanizëm gjigant kulture, edukimi dhe argëtimi. Me punën e tij ai i ndryshoi imazhin e vendit, revolucionarizoi teknologjinë, edukoi një mentalitet të ri në shoqëri, duke u bërë simboli i Shqipërisë së nesërme.
Emancipim shpirtëror i shqiptarëve
“Top Media” u bë shpejt tribuna ku pasqyrohen problemet dhe hallet e popullit. Ndryshe nga mediat e tjera shqiptare që i hapin programet e tyre me lajme nga aktiviteti zyrtar i qeverive, “Top Media” i jep vend të parë problemeve të qytetarëve. Ajo kontribuoi në rritjen e dinjitetit të figurës shqiptare; krijoi hapësirë për mendimin intelektual dhe për meritokracinë, kanalizoi liberalizimin e mendimit dhe të fjalës shqiptare si një fragment perëndimor; rehabilitoi respektin ndaj artit dhe artistëve të nëpërkëmbur në vitet e tranzicionit; arriti t‘i japë ngjyra të çelura figurës së shqiptarëve, që nga mediat e huaja ishte interpretuar me ngjyra “bardhë e zi”. Për herë të parë një media shqiptare arriti të transmetojë nëpërmjet satelitit programet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, një vlerë akoma më të madhe që Hoxha krijoi me “Top Media”-n, është bashkimi i shqiptarëve kudo ku ata jetojnë nëpër botë, nëpërmjet programeve të mediave të tij.
Një ëndërr e ndarë me brezin e tij
Hoxha i përkiste një brezi 40-vjeçarësh që janë duke zënë vende kyçe në jetën shoqërore, ekonomike e kulturore të vendit e që në fushën ku ushtroi veprimtarinë e vet, realizoi vepra që ishin më të mirat në llojin e tyre. Mediat e krijuara falë Hoxhës nuk ndikuan vetëm mediat e tjera shqiptare, por të gjithë shoqërinë. Merita e Hoxhës ishte se ai arriti të krijonte një ndërmarrje të shkëlqyer mediatike drejtuar kryesisht me brezin e vet, që mobilizoi energjitë krijuese të të rinjve. Ai nxiti ëndrra e motive jete te brezat e rinj me masivitetin e programeve që frymëzoi, me cilësinë e shkëlqyer të tyre, me garën e vërtetë që instaloi në to etj. Për këetë arsye ai me të drejtë është konsideruar si një “emblemë e optimizmit dhe suksesit të rinisë, në ditët e zymta të tranzicionit shqiptar”. Suksesi i mediave të Hoxhës u detyrohet jo thjesht ideve, por dhe aftësive të shkëlqyera në identifikimin e menaxherëve luajalë, intuitivë, besnikë të ideve, por besnikë dhe në planin njerëzor. Falë tyre ai arriti të krijonte stafe administrimi plotësisht me të rinj, ndërmarrje të stilit perëndimor që funksiononin në mënyrë të përsosur dhe pa praninë fizike të tij, krejt ndryshe nga kompanitë tipike shqiptare. Ky grup menaxherësh të brezit të tij diti, duke pasur pranë frymëzimin e përhershëm, aftësitë krijuese, orientimin e tij të pandërprerë kah më e mira, më e bukura që vinte nga Perëndimi, të krijonte stafe gazetareske, artistike etj., që e bënë “Top Media”-n kompani lider në vend dhe në rajon. Ai dallonte nga të tjerët, sepse intuita e tij ishte e pakrahasueshme jo thjesht në media, por dhe në biznes! Ai mposhti skepticizmin e njerëzve të tjerë të biznesit, financës, që u bënë partnerë të projekteve të erës së re, duke i besuar atij dhe ideve të tij.
Paraprijës i legjislacionit përkatës
Me veprën e tij Hoxha detyroi politikën shqiptare të bënte ndryshimet e nevojshme ligjore, të miratonte ligje që pa veprën e tij, mund të dukeshin të parakohshme. Ai e detyroi politikën të përkulej para forcës së veprës së tij. Sistemi dixhital i transmetimeve radiotelevizive, i jetësuar nëpërmjet paketës “DigitAlb”, është një nga më të përparuarit në Evropë, duke përdorur teknologjinë më të fundit që njeh bota. “DigitAlb” imponoi shumë aspekte ligjore për teknikën dixhitale. Sipas vetë Hoxhës, gjatë vitit 2007 kompania kishte shitur vetëm në Shqipëri mbi 100 mijë dekoder tokësorë në familjet shqiptare.
Gjuha shqipe dhe “Top Media”
Asnjë ndërmarrje qeveritare nuk mund të bëjë atë që bën kjo platformë, me programe të mirëfillta për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Ajo tërhoqi në jetën kombëtare atë pjesë të kombit që është larg kufijve shtetërorë, por që ndihet e përfshirë në jetën e vendit, falë punës së “Top Media”-s. Hoxha krijoi me vetëdije një media që reflektoi para së gjithash e më shumë se të gjithë, karakter kombëtar, po aq sa dhe bashkëkohor. Mediat e tij ishin dhe mbetën në mënyrë unikale bartëse të kauzës kombëtare. “Top Media” e ringjalli dashurinë dhe respektin për gjuhën letrare kombëtare shqipe në kohët më të vështira të kësaj të fundit. Një ndërmarrje e tillë, për rrethanat në të cilat jeton kombi shqiptar, i ndarë në pesë shtete, do të duhet ta merrte përsipër shteti shqiptar, duke investuar për të ruajtur kohezionin kombëtar. Atë që deri më sot nuk e ka bërë shteti, e bëri “Top Media”. Miliona shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në diasporë, kanë prekur dhe përjetuar veprën e tij nëpërmjet televizionit satelitor, “Top Channel”.
Mesazhi i veprës
Dritan Hoxha u la brezave të rinj shqiptarë një mesazh të çmuar. Ai bënte pjesë në atë plejadë të shqiptarëve ëndërrimtarë, që Shqipërinë e shihte të barabartë me kombet e tjera. Hoxha krijoi i pari në Shqipëri një perandori mediatike komplekse, të paparë deri më tani, duke shpërthyer të gjithë kufijtë tokësorë të vendit. Hoxha ishte një revolucionar që nuk kishte vetëm ide, por i zbatonte ato me shpejtësi. Presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me “Medaljen e Mirënjohjes”. Kreu i shtetit ka vlerësuar maksimalisht angazhimin e Presidentit të “Top Media”-s në fushën e zhvillimit të teknologjive të reja të medias në Shqipëri.
Vazhdimi i ëndrrës
Një vit pas vdekjes së Hoxhës, mediat e tij vazhdojnë të konkurrojnë njëlloj me sukses në tregun mediatik shqiptar e atë rajonal si edhe kur ai ishte gjallë. Kjo dëshmon se themelet e hedhura nga Hoxha ishin të shëndosha dhe se vepra e tij është vepër e përbashkët e qindra e mijëra njerëzve të lidhur me të. Mbi të gjitha, kjo është një vepër e lidhur me publikun shqiptar dhe, si e tillë, do të ketë sukses për sa kohë do të jetë e tillë edhe në të ardhmen.