Rama: Në garë për kryeministër
Aristir Lumezi
Edi Rama shpjegoi dje filozofinë e tij se pse nuk kandidoi për deputet në këto zgjedhje. Gjatë një prezantimi të cilësive të listës së kandidatëve socialistë për deputetë, në kopshtin e gjelbër para selisë rozë dhe në praninë e disa prej kandidatëve për deputetë, Rama tha se do të jetë bashkë me ekipin socialist për të drejtuar qeverinë që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Unë jam në një kontratë me popullin e kryeqytetit, kontratë që unë dëshiroj ta vë përpara qytetarëve të Tiranës, duke pritur që ata ta vendosin, nëse unë duhet të jem siç unë mendoj e siç ne mendojmë, njeriu që duhet të drejtojë vendin, për t’i sjellë edhe Tiranës një shpejtësi të re transformuese e për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës pa dallim, të gjitha ato të mira që një qeverisje e mirë mund të sjellë dhe që për fat të keq ata nuk i kanë për shkak të keqqeverisjes”, u shpreh Rama. Kryesocialisti theksoi gjithashtu se nuk zgjodhi të kandidonte pasi do t’i shërbejë popullit në detyrën që ai ka zgjedhur si kryetar Bashkie i Tiranës. Gjithsesi ai pohoi se në rast se PS fiton zgjedhjet dhe ai zgjidhet Kryeministër, Bashkia do të kalojë në duart e dikujt tjetër, por që sipas Ramës do të jetë sërish socialist. “Jam këtu për një sfidë. Për të udhëhequr Shqipërinë së bashku me gjithë shqiptarët, në bashkëpunim me kryetarin e ardhshëm të bashkisë, që ne do t’i propozojmë Kryeministrit”. Rama shpjegoi pse nuk ndërpreu mandatin e tij me qytetarët e Tiranës. “Në rast se unë do të ndërprisja në mënyrë unilaterale kontratën me qytetarët e qytetarët e Tiranës, për të futur emrin tim në listën për deputet. Për të lënë bosh nesër një vend për shkak të detyrimeve si Kryeministër, do të duhej që Tirana të zhvillonte zgjedhje, po tani dhe në po atë ditë, plus minus disa ditë. Kjo do të ishte e padrejtë dhe krejt e panevojshme për qytetarët e Tiranës dhe në aspektin e specifikës që ka ky proces dhe në domosdoshmërinë që zgjedhjet në Tiranë të marrin hapësirën e vëmendjes që meritojnë dhe që qytetarët e qytetaret të mos kenë mbivendosje në trajtimin e problematikës zgjedhore dhe në gjykimin e forcave që sot janë në terren për qeverinë kombëtare dhe nuk janë në terren për Bashkinë e Tiranës. Unë do jem një Kryeministër dhe do ta bëj detyrën time në një mënyrë krejt tjetër. Me njerëz e për njerëz dhe jo me fjalë. …Unë jam në fushë të betejës dhe nuk shoh asnjë kundërshti mes detyrës që qytetarët më kanë garantuar dhe përballë misionit që këta burra e gra kanë para, të bëjnë një Shqipëri që më në fund të jetë një shtet”, tha Rama.
Nano
Për herë të parë Kryetari i PS, Edi Rama, ka sqaruar se pse hoqi emrin e Fatos Nanos nga listat e kandidatëve për deputetë. Sipas Ramës, këtë e shkaktoi vetë Nano dhe se ai nuk mund të vepronte ndryshe, pavarësisht të kaluarës historike të ish-liderit të PS. “Fatos Nano i ka kthyer kurrizin PS-së. Dhe listat e deputetëve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë listat e së ardhmes. Fatos Nano është i vetmi kryetar i një partie që bën thirrje për të mos votuar partinë që ai ka drejtuar. Ky është problemi i tij”, tha Rama. Kreu socialist, i pyetur rreth mënyrës së klasifikimit të kandidatëve për deputetë në lista, u shpreh se kriter bazë ka qenë puna në skuadër dhe jo cilësitë individuale. “Në ekipet tona kemi njerëz që garantojnë një skuadër me eksperiencë dhe me energji të reja. Ky është kriteri bazë. Mbi këtë kriter ne pastaj kemi ngritur ekipe që garantojnë një përfaqësim sa më të harmonizuar të komuniteteve në të gjithë territorin dhe të interesave të këtyre komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit. Nuk ka pasur në këndvështrimin tonë një kriter kualifikues apo kualifikues, bazuar në rezultate individuale në gara të mëparshme. Sigurisht ka pasur një vëmendje për të vlerësuar performancën e gjithsecilit, kudo”, tha Rama. Sipas grupit parlamentar socialist, që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të bëjë dallim në moshë dhe cilësi profesionale.
lista e ps
Qarku Berat
1. Erion Bracce
2. Fidel Ylli
3. Ermonela Velaj
4. Marko Bello
5. Eduard Bejko
6. Selman Hodaj
7. Anila Agalliu
8. Valbona Zylyftari
Qarku Dibër
1. Sadri Abazi
2. Qemal Minxhozi
3. Ylli Manjani
4. Ulsi Manja
5. Hamdie Beqiri
6. Adelina Farrici
Qarku Durrës
1. Blendi Klosi
2. Rudina Seseri
3. Hazir Gashi
4. Gazmir Bizhga
5. Klodiana Spahiu
6. Gjon Bardhi
7. Edison Konomi
8. Ali Dobroshi
9. Ismail Dani
10. Gazmend Kabashi
11. Rolant Xhelilaj
12. Ledion Lako
13. Gëzim Agasi
Qarku Elbasan
1. Valentina Leskaj
2. Ilir Bejtja
3. Shegush Ligori
4. Taulant Balla
5. Damian Gjiknuri
6. Agim Leka
7. Skënder Hasa
8. Kastriot Belshi
9. Arben Kamani
10. Isa Qatja
11. Astrit Halili
12. Bukurosh Maci
13. Ndriccim Hysa
14. Luljeta Dollani
Qarku Fier
1. Gramoz Ruçi
2. Ermelinda Meksi
3. Albert Ccaçi
4. Fatos Tushe
5. Armando Subashi
6. Bashkim Fino
7. Ervin Koçi
8. Arben CCuko
9. Piro Lutaj
10. Arion Muçaj
11. Anduel Xhindi
12. Bujar CCela
13. Alma Bejtaj
14. Gentian Nushi
15. Pajtim Isufaj
16. Fredi Kokoneshi
Qarku Gjirokastër
1. Arta Dade
2. Vangjel Tavo
3. Ethem Ruka
4. Elvira Shapllo
5. Kristaq Kristani
Qarku Korçë
1. Ben Blushi
2. Pandeli Majko
3. Mimi Kodheli
4. Alfred Dalipi
5. Arben Ahmetaj
6. Olta Xhacka
7. Irena Kallço
8. Arben Rroko
9. Demir Agastra
10. Bashkim Hazisllari
11. Tatiana Selenica
12. Ilir Xhakolli
Qarku Kukës
1. Asllan Dogjani
2. Fatmir Hoxhaj
3. Rexhep Ukperaj
4. Tatiana Kerxhaliu
Qarku Lezhë
1. Gjok Jaku
2. Gjovalin Kadeli
3. Armando Prenga
4. Ndrec Deda
5. Dava Gjoka
6. Manushaqe Kuli
7. Fran Marku
Qarku Shkodër
1. Ilir Beqja
2. Tom Doshi
3. Ndue Kola
4. Astrit Beci
5. Paulina Hoxha
6. Helidon Bele
7. Nikolin Dedvukaj
8. Falma Fshazi
9. Agim Shimaj
10. Luan Heta
11. Arta Gjonaj
Qarku Tiranë
1. Vasilika Hysi
2. Besnik Baraj
3. Kastriot Islami
4. Saimir Tahiri
5. Fatmir Xhafaj
6. Andis Harasani
7. Ditmir Bushati
8. Eglantina Gjermeni
9. Namik Hamza Dokle
10. Enkelejda Shkreli
11. Eduard Shalsi
12. Xhemal Qefalia
13. Dashamir Peza
14. Ilir Gjoni
15. Artan Gaçi
16. Auron Tare
17. Elisa Spiropali
18. Artan Lame
19. Sefer Dervishi
20. Bledar CCuçi
21. Ibrahim Kalemi
22. Shpëtim Cami
23. Naim Asllani
24. Mehmet Hasalami
25. Diana Ndrenika
26. Sokol Kraja
27. Sulë Cara
28. Gerta Lubonja
29. Ilirjan Mihali
30. Bledar Doracaj
31. Gert Janaqi
32. Abdyl Sarja
Qarku Vlorë
1. Arben Isaraj
2. Luiza Xhuvani
3. Arben Malaj
4. Shpëtim Idrizi
5. Eltar Deda
6. Fatmir Toçi
7. Kosta Barjaba
8. Mira Shehu
9. Gëzim Tushi
10. Rajmonda Gjoni
11. Edmond Leka
12. Valbona Derhemi