Ikën Hani, nis valsi i kandidaturave
FSHF-ja shkarkoi zyrtarisht holandezin, por me një kosto financiare. Ish-trajneri i Karlsruhes, Lorenz-Günther Këstner, i vetëofrohet Kombëtares
Dash Frashëri
Ari Han i dha fund aventurës së tij me Kombëtaren dhe futbollin shqiptar, 14 muaj pasi holandezi drejtoi pa sukses kuqezinjtë e kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, por duke marrë si kompensim për pranimin e dorëheqjes një faturë të kënaqshme financiare. Lajmi u zyrtarizua nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate të “ftohtë” për shtyp. “Federata Shqiptare e Futbollit, njofton median shqiptare dhe të huaj, si dhe opinionin futbolldashës shqiptar se prej ditës së sotme, 15 prill 2009, trajneri holandez Ari Han nuk do të jetë më në drejtimin e bankinës së Kombëtares shqiptare’, - thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të saj, fshf.org.
SHKARKIMI
Në fakt, FSHF-ja nuk është federata e vetme europiane që shkarkon trajnerin gjatë kësaj fushate eliminatore, pasi më parë këtë e kishte bërë edhe Belgjika me trajnerin Rene Vandereycken, Çekia me Petr Rada dhe së fundi edhe Rumania me të mirënjohurin Viktor Picurka (mori në këmbim të dorëheqjes 230 mijë euro). Sipas FSHF-së, vendimi për shkarkimin e ish-trajnerit të Kinës e Kamerunit, “është marrë në baze të një akordi dypalësh dhe të mirëkuptimit reciprok mes FSHF dhe teknikut holandez”, çka nënkupton se Hani ka përfituar një “porcion” të kënaqshëm financiar nga shuma prej gati 102 mijë eurosh, që punëdhënësi i tij, presidenti Armand Duka, duhej të shlyente 2-herë nënkampionin e botës si lojtar me Holandën, gjithmonë nëse ai do ta përfundonte plotësisht afatin kohor të kontratës së tretë të tij me një kombëtare futbolli.
Qeveria e futbollit shqiptar, FSHF-ja sqaroi se vendimi i ashpër për pushimin e Ari Hanit erdhi “si pasojë e lojërave të dobëta të Kombëtares së futbollit në ndeshjet e fundit dhe largimit të saj nga objektivat për një vend më të mirë në grupin e parë eliminator të Kupës së Botes Afrika e Jugut 2010”.
STATISTIKAT
Për hir të së vërtetës, pas një fillimi befasues në katër ndeshjet e para, ku spikasin dy barazimet e mëdha me Suedinë në Tiranë (0-0) e Portugalinë në Braga, të shoqëruara edhe me fitoren kundër Maltës (3-0) në “Qemal Stafa” e humbjen me Hungarinë (2-0) në “Ferenc Pushkash”, pjesa e dytë e aventurës së Hanit, ajo e tri ndeshjeve të para të vitit 2009 ishte një katastrofë e vërtetë: 0-0 në Maltë, 0-1 me Hungarinë në Tiranë dhe 0-3 me Danimarkën në Kopenhagen, duke humbur jo vetëm shansin për të grumbulluar gjashtë pikët si objektiv parësor nga tri ndeshjet e radhës, por duke “konsoliduar” përfundimisht vendin e pestë në grup, një pozicion aspak i pranueshëm nga drejtuesit e FSHF-së. Edhe në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill 2009, Shqipëria bëri hapa prapa, duke qenë tashmë në vendin e 91-të me 390 pikë, ndërkohë që dhe në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria bëri hapa pas, tani e 39-a nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit evropian.
KANDIDATURAT
Përtej këtyre statistikave, performanca e Ari Hanit në krye të ekipit më të rëndësishëm përfaqësues të Shqipërisë, përveç kurbës në rënie të rezultateve (7 takime zyrtare; 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje) ka qenë edhe nga ana profesionale e drejtimit të Kombëtarës ka qenë më e varfra në raport me dy parardhësit e tij, gjermanin Hans Peter Brigel dhe kroatin Oto Bariç, pa përfshirë këtu italianin Xhuzepe Dosena, pasi ky i fundit e drejtoi Shqipërinë vetëm në dy ndeshje. Gjithsesi, FSHF ruajti nuancat diplomatike, duke falënderuar teknikun holandez dhe stafin e tij “për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e skuadrës kombëtare”. Ndërkohë që Hani nisi zyrtarisht pushimet (destinacioni i tij është Spanja, ku zotëron edhe një vilë luksoze, Hani jeton në Shtutgard të Gjermanisë), nisi edhe “valsi i njohur” i kandidaturave për të pasuar holandezin në drejtimin e Shqipërisë, jo vetëm në tri ndeshjet e mbetura nga eliminatoret e “Afrika e Jugut 2010”, duke nisur me Portugalinë e Danimarkën në Tiranë e Suedinë në Stokholm (miqësoret e konfirmuar me Gjeorgjinë e Skocinë), por dhe fushatën e Kampionatit Europian 2012.
KANDIDATI KOSTNER
Kur Oto Bariç dha dorëheqjen pas humbjes së thellë të Shqipërisë me Rumaninë në Bukuresht (6-1), në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Euro 2008, përpara se Duka të vendoste për Ari Hanin si pasuesin e kroatit 75-vjeçar, një nga të vetëofruarit për të drejtuar Kombëtaren shqiptare ishte edhe gjermani Lorenz-Günther Këstner, i cili aktualisht drejton ekipin e dytë të Volfsburgut, kryesueve të Bundesligës gjermane. Aktualisht, Volfsburg II (apo U-23) ndodhet në vendin e pestë në Ligën e Rajonale të Veriut të Gjermanisë. Kostner, 57 vjeç, i cili ka qenë edhe trajneri i Edmond Kapllanit te Karlsuhe, ka një karrierë të gjatë si trajner, si me ekipe amatore e pak të nohua në Gjermani, por dhe me Frajburgun, Unterhaching, Karlsuhe), Hofenhajmin. Këlnin, Rot-Vajs Esenin, ndërkohë që ka punuar edhe si ndihmëstrajner me Kristof Daumin te Shtutgardi, ku në vitin 1982 areriti edhe të shpallej kampion i Gjermanisë. Kostner e mori detyrën e trajnerit të Volsburg U-23, më 22 dhjetor 2008 dhe ka një kontratë që skadon me përfundimin e sezonit 2009-2010.
10 NDESHJET E HANIT ME SHQIPËRINË
Miqësoret:
Shqipëri-Poloni 0-1
Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0
Azerbajxhan- Shqipëri 1-1
Bilanci: 3 ndeshje; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Zyrtaret:
Shqipëri-Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 0-2
Portugali-Shqipëri 0-0
Maltë-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Hungari 0-1
Danimarkë-Shqipëri 3-0
Bilanci: 7 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje
16 Prill 2009