Kiera Knajtli e zhgënjyer nga puthjet e Xhoni Dipit
Xhoni Dip, protagonisti i sagës së famshme “Pirati i Karaibeve”, ka zhgënjyer aktoren Kiera Knajtli. Ajo është shprehur për revistën “Tu Style”: “Puthjet më të zjarrta? Ato të Xhejms Mekavoj. Eksperiencë e paharrueshme në krahasim me puthjet e Orlando Blumit dhe Xhoni Dipit”. Me këtë rast aktorja ka konfirmuar se nuk do të luajë në filmin “Pirati i Karaibeve 4”, pasi sipas saj, do të ishte një aventurë e arkivuar dhe urren të bëjë gjithmonë të njëjtën gjë. “Dëshiroj të jem e lirë të interpretoj rolet që më pëlqejnë”. Keira është e ndërgjegjshme se suksesi ka të bëjë edhe me fatin: “Të ndihmon të punosh shumë, të jesh gati të luftosh për një rol dhe të mos zhgënjehesh shumë. Por edhe në këtë mënyrë, asnjë gjë nuk është tërësisht e sigurt”. E bindur të luajë vetëm rolet që e bëjnë të ndihet mirë me veten, 24 vjeçarja po përgatitet për rolin më të fundit në filmin ”My Fair Lady”. Aktorja bukuroshe do të luajë përkrah Sharlot Rampling dhe Selli Haukins në “Never Let Me Go” të Mark Romanek.
Filmi bën fjalë për një treshe miqsh: Kejtin, Ruthin dhe Tomin (Keira Knajtli, Keri Mulligan dhe Andreu Garfild) të cilët jetojnë në një kolegj anglez pak të njohur. Të tre, janë të mendimit se ndryshojnë shumë nga pjesa tjetër e nxënësve dhe vetëm pas disa vjetësh, ata kuptojnë arsyen e vërtetë të izolimit.
Blerina Olldashi
16 Prill 2009