Kledi Kadiu, lidhje sentimentale me prezantuesen e Mtv-sw Xhorxhia Surina
Prej kohësh janë bërë të pandarë, por tashmë vërtetohet se kanë një lidhje sentimentale. Fotografitë e pubikuara nga revista italiane “Chi” nuk lenë vend për dyshime: Kledi Kadiu dhe Xhorxhia Surina janë çift, edhe pse nuk është zyrtarizuar akoma lidhja. Një puthje e apasionuar, një shëtitje nëpër Milano, balerini shqiptar i Maria De Filipit Kadiu dhe prezantuesja historike e Mtv-së Surina duken vërtet të dashuruar. Njohja e tyre, ndodhi pikërisht në ambjentet e televizionit, për t’u kthyer më pas në dashuri të vërtetë. Kledi Kadiu u bë i famshëm falë performancave të tij sensuale në programin “Amici” që në vitin 1993. Ndërsa Xhorxhia Surinën, shumë persona e kujtojnë si protagoniste së bashku me Emilio Solfricin në “Love Bugs”. Ajo shfaqet tashmë e qetë dhe e dashuruar, pas një historie të përfunduar pak para martesës. Kledi sapo ka dalë nga një histori dashurie me Daniela Belon dhe më herët ishte shprehur se po frekuentonte një person të lidhur me spektaklin, të njohur nga publiku i gjerë. Por imazhet e fundit vërtetojnë çdo hamendësim. Ajo puthje mes të dyve, flet më shumë sesa një konfirmim zyrtar.
16 Prill 2009