Reagon presidenti Pa kompetenca per KQZ-ne e Kolegjin

"Presidenti i Republikës rikujton se me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Institucioni i Presidentit dhe i KLD-së është përjashtuar nga e drejta e përfaqësimit në KQZ duke i dhënë procesit të administrimit zgjedhor natyrë bipartiake.
Njëherësh, Kodi Zgjedhor u ka njohur imunitet të veçantë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, duke i përjashtuar ata nga çdo kompetence funksionale e KLD-së. Në këtë mënyrë, Kolegji Zgjedhor dhe aktiviteti i tij nuk kanë lidhje organike dhe funksionale me Institucionin e Presidentit dhe të KLD-së, gjë që vetvetiu nënkupton mungesën e kompetencës ligjore të KLD-së për të trajtuar shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit.
Drejtuesit politikë duhet që me qetësi dhe kurajo të ndjekin rrugën institucionale për trajtimin dhe zgjidhjen e tyre"-tha Mimoza Koçiu, zëdhënëse e presidentit.