E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Ibra, Mou shoping në Angli



Disa ditë më parë, trajneri i Interit, Hoze Murinjo, foli për “spastrime” në listën aktuale të grupit zikaltër për të fituar Ligën e Kampionëve, që edhe këtë vit mbeti një utopi. “Lista është vetëm në kokën time”, - saktësoi tekniku portugez.
Gazeta angleze “Daily Mirror” publikoi një listë dëshirash të ish-trajnerit të Çelsit për disa kampionë që luajnë në kampioantin anglez, si Drogba, Diaby, Jenas, Mikel, Rikardo Karavajo dhe Vidiç, ky i fundit ishte dhe autori i golit të parë të Mançester Junaitid në sfidën kundër Interit në “Old Traford”, që solli më pas edhe eliminimin e zikaltërve nga kompeticioni më i rëndësishëm kontinental.
Sipas “Daily Mirror”, buxheti për shopingun e Interit në Premier Ligë do të jetë rreth 100 milionë euro, shumë kjo që mund të përfitohej nga shitja e bujshme e Ibrahimoviçit te Barcelona.

ADRIANO
Për të qindtën herë shpërthen çështja “Adriano” në shtëpinë e Interit dhe marrëdhëniet e vështira të sulmuesit brazilian me trajnerin Hoze Murinjo.
Kësaj radhe shkak është kalimi i një nate të gjatë në diskotekë të Adrianos, që solli edhe përjashtimin e këtij të fundit nga 11-shi titullar në ndeshjen kundër Fiorentinës.
Në Milano flitet për një bllokim të ri të tratativave për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2010.

KRUZ
Agjenti i Hulio Kruzit, Horge Siterszpiler, i intervisutar nga calciomercato.com, e konsideroi të hapur tratativën e kalimit të sulmuesit argjentinas te Milani gjatë sezonit të ardhshëm.
“Hulio ka një kontratë në skadim e sipër me Interin, por për momentin nuk e kemi rinovuar”, - deklaroi agjenti. “Ne kemi bërë kërkesën tonë dhe jemi në pritje. Gjatë ditëve të ardhshme nuk kemi në program asnjë takim. Murinjo e ka mënjanuar? Nuk dëshiroj të komentoj, pasi çdo teknik bën zgjedhjet e tij. Milani? Përse jo, Kruz është një sulmues i madh dhe këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij”.
Kruz nuk është i vetmi interist në planet e Milanit. Përveç argjentinasit flitet edhe për Maksuellin e Adrianon.

19 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›