Ikën Mesida, Anjeza dhe Antonini hyjnë në shtëpi
Spektakli i së shtunës i ka ndryshuar raportet në shtëpinë e "Big Brother". Një banore është larguar e dy të rinj i janë bashkuar konkurrimit. Anjeza dhe Antonini kanë vetëm pak orë që kanë filluar një jetë të re, të vëzhguar nga kamerat. Tashmë pjesë e këtij "reality show", do të përpiqen të japin nga vetja, të bëhen shpejt pjesë e miqësive tashmë të formuara brenda shtëpisë së "Big Brother". Si do të priten ata nga banorët më të vjetër? A do të mund të jenë të aftë për të përballuar sfidën e të sjellin spektakël brenda shtëpisë më të madhe në vend? Cilët janë këta konkurrentë të rinj? A do të ndryshojnë ngjarjet pas mbërritjes së Anjezës dhe Antoninit? Sigurisht, përgjigjen e këtyre pyetjeve, por edhe për shumë të tjera, publiku do të ketë mundësi të njihet më nga afër në javët në vijim. Ndërsa Anjeza dhe Antoniu kanë nisur aventurën e tyre, dy të tjerë janë larguar përfundimisht nga "Big Brother". Mesida ka qenë ajo që ka lënë shtëpinë, vetëm dy javë pas hyrjes dhe daljes në nominim me Qetsorin, Arjonin dhe Aidën.
Rrëfehet historia e Republikës
Spektakli i së shtunës, në puntatën e tij të shtatë ka sjellë edhe shumë surpriza. Gjatë transmetimit, Arbana ka bërë të ditur për publikun historinë e Republikës, konkurrentes nga Lazarati. Kur ka qenë e vogël, në moshën njëvjeçare, është braktisur nga nëna e saj. Këtë rol kaq të rëndësishëm në jetë, për Bikën e ka luajtur gjyshja. Ka qenë pikërisht ajo që i ka dhuruar vajzës dashurinë e munguar. Ajo u mirëprit nga familja e xhaxhait të saj, i cili nga ana e tij iu bë baba. Kjo ishte familja që i qëndroi pranë, që e rriti dhe që e drejtoi drejt rrugës së jetës. Kur njeh dhimbjen, ke veç dy mundësi: të humbasësh në të, ose të rritesh me të. Bika gjeti kurajën e nevojshme të rritet me dhimbjen dhe të rritet shpejt. Më shumë se gjaku, me familjen që e rriti, Bika është e lidhur shpirtërisht, më shumë akoma është e lidhur me gjyshen e dhimbsur. Gjatë transmetimit, Arbana lidhet me Republikën dhe i thotë se nën jastëk, gjendet një pusullë. Aty shkruhet: "Kam provuar të të mësojë se në jetë, mund të shohësh dikë nga lart poshtë, vetëm atëherë kur të duhet ta mësosh të ngrihet...". Më pas Arbana i thotë Bikës, se një tjetër pusullë, gjendet për të nën tapet. "Kam provuar të të mësoj, se në jetë nuk është e rëndësishme të kesh letrat e duhura, por të luash mirë gjithsesi, edhe me një dorë letrash të gabuara". Më pas Arbana e fton Republikën të drejtohet për në dhomën e gjumit. E pret një tjetër pusullë. Por në fakt, në dhomën e gjumit, Bika gjen më të bukurën "pusullë" dhe surprizë, gjyshen e saj. Takimi ka ngjallur shumë emocione, ka patur edhe lot. E mallëngjyer për praninë e saj, Bika e ka prezantuar atë si "nënën e saj të vërtetë". Gjithçka ka zgjatur pak minuta dhe Bika i është rikthyer sërish lojës.
"Mashtrimi" me eliminimin
Që në fillim, Arbana ka shpjeguar për publikun se mbrëmja e shtatë e spektaklit nuk do të kishte një, por dy të eliminuar. Pas largimit të Mesidës, u njoftua se të gjithë banorët do të jenë në nominim.
Banorët e rinj hyjnë në shtëpi
E para që ka hyrë në shtëpinë e "Big Brother" ka qenë Anjeza. E prezantuar si banorja e re, ajo u ka çuar banorëve edhe një zarf me lajmin e keq e të rremë të eliminimit të një konkurrenti të dytë pas daljes së Mesidës. Në këtë moment të gjithë banorët kanë qenë në nominim dhe Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë që secili prej tyre t‘i drejtojë nga një mesazh publikut që t‘i votojë për të vazhduar lojën. Antonini ka qenë banori i dytë i ri që ka hyrë në shtëpinë "Big Brother". Ai ka çuar një tjetër zarf. Lajmi këtë herë ka qenë i mirë. Nominimi i një personi të dytë ishte thjesht një shaka e Vëllait të Madh.
Rrëfehet Mesida
Pasi ka mbërritur në studio, Mesida ka treguar për përvojën e saj brenda shtëpisë. "Duke qenë se u futa e fundit, unë u mundova të jem vetvetja, të mos përfshihesha në intriga dhe të dilja krenare",-ka thënë ajo gjatë spektaklit. Mesida ka treguar për afrimin me Bjordin, duke pranuar se ai fillimisht i ka pëlqyer, por më vonë afrimitetin e ktheu në një provokim për Adelën, të cilën e ka konsideruar më antipatiken për të.
Adela është kryefamiljarja e kësaj jave në shtëpinë e "Big Brother". Por në ndryshim nga herët e shkuara, Adela nuk do të ketë imunitet