E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, kryeministri ofron dorëheqjen prej krizës

Kryeministri hungarez, Ferenc Gurcsani, deklaroi dje se pranonte të dorëhiqej për t‘i bërë vend një kryetari të ri të qeverisë me më shumë shanse për të shëruar ekonominë e vendit të dëmtuar rëndë nga kriza. Gurcsani, në pushtet që prej vitit 2004, tha në kongresin e Partisë Socialiste se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga drejtimi i ekzekutivit në rast se kjo do të shërbente për të shpëtuar vendin nga vështirësitë. Demokratët e lirë, që me shumë gjasa do bëhen pjesë e koalicionit qeverisës pas dorëheqjes, kërkojnë masa drastike financiare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›