Meksikë, arrestohet bosi që sulmoi konsullatën USA
U vu dje në pranga prej forcave të ushtrisë meksikane njeriu që nga autoritet e vendit konsiderohet bos i fuqishëm droge dhe njëherësh akuzohet edhe si përgjegjës i sulmit në një konsullatë amerikane ku gjetën vdekjen nëntë ushtarë. Presidenti Felipe Kalderon e dha vetë lajmin e arrestimit të trafikantit Sigifredo Nahera, të cilin e cilësoi lider të kartelit të Gjirit. "Është përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e ushtarëve, sulmet në konsullatën amerikane dhe në një stacion televiziv", tha Presidenti.