E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa kërkon më shumë ndihmë për të varfrit

Papa Benedikti XVI arriti në Angola të premten përgjatë një vizite shtatëditore në Afrikë, të vënë në qendër të polemikave për shkak të qëndrimeve të numrit një të Vatikanit mbi disa regjime politike në këtë kontinent bashkë me disa deklarata për probleme të abortit. Gjithsesi, në Angola Papa e vuri theksin te varfëria e pajustifikueshme, duke parë rezervat e mëdha të diamanteve në këtë vend. Papa tha se Angola duhet t‘i përdorte më mirë pasuritë natyrore mes shtresave të popullsisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›