Kore e Veriut, konfirmohet arrestimi i dy gazetareve
Koreja e Veriut ka konfirmuar zërat për arrestimin e dy gazetareve amerikane, pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin e vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin shprehur shqetësim më parë për fatin e dy gazetareve. Reporteret e arrestuara të martën quhen Laura Ling, kinezo-amerikane dhe Euna Li, koreano-amerikane. Cun Ki Uon, një klerik nga Seuli që ndihmoi dy gazetaret gjatë udhëtimit në rajon tha se të dyja gjendeshin në zonë për të raportuar mbi refugjatët koreanoveriorë në verilindje të Kinës.