E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën Minarolli, Dervishi Ambasador në Greqi



Dashnor Dervishi do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Greqisë, duke zëvendësuar kështu Vili Minarollin. Pas mbarimit të mandatit, Ministria e Jashtme ka propozuar diplomatin në karrierë Dashnor Dervishi. Ai ka qenë ambasador i Shqipërisë shqiptar në disa shtete, si dhe ka qenë disa herë si drejtor i disa drejtorive në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kandidatura e tij pritet të diskutohet sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme. Katër vite më parë maxhoranca e djathtë miratoi emrin e ish-deputetit Minarolli si ambasador në fqinjin jugor të Shqipërisë. Seanca dëgjimore e sotme pritet të zhvillohet edhe për kandidaturën tjetër Flamur Gashi. Ai propozohet si kandidat për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë. Gashi ka punuar si Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Prej disa vitesh, kandidaturat për ambasadorë përpara se shkojnë për dekretim në zyrën e presidentit, paraqiten përpara Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, duke zhvilluar seancën dëgjimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›