Rruga e Kombit, Thaçi fton Berishën
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar për një vizitë në vendin e tij homologun shqiptar Sali Berisha, për të marrë pjesë në përurimin e punimeve për autostradën Morinë-Merdare. Sipas mediave kosovare, qeveria e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se në inaugurimin e autostradës Morinë-Merdare është ftuar të marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha. Sipas komunikatës, kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka mirëpritur ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në këtë eveniment. Mësohet se ceremonia e punimeve të autostradës, që do të ndërtohet nga kompania amerikano-turke "Bechtel-Enka", do të mbahet këtë të diele në orën 13:00. kjo autostradë do të jetë lidhëse me autostradën Durrës-Kukës-Morinë, e cila po ashtu u nderuar nga "Bechtel-Enka". Kjo rrugë është cilësuar si rruga e kombit pasi lidh në një vijë rrugë të shpejtë Shqipërinë e Kosovën. Ndërsa Shqipëria harxhoi afërsisht 1 miliardë euro për ndërtimin e kësaj autostrade, në anën tjetër mësohet se projekti do të kushtojë afërsisht 700 milionë euro. Kryeministri Thaçi mori pjesë në inaugurimin e hapjes së tunelit të autostradës Durrës-Kukës, e cila u bë në maj të vitit 2009.