Legalizimet, 2500 familjet që marrin tapitë në Tiranë
ALUIZNI-i ka publikuar listën e radhës me parcelat ndërtimore që legalizohen. Gazeta boton sot emrat e 2500 përfituesve, që kanë vetëdeklaruar pranë zyrave të Agjencie së Legalizimeve dhe që u ka përfunduar shqyrtimi i dosjeve tekniko-ligjore. Pasuritë që legalizohen i përkasin Bashkisë së Kamzës në Tiranë. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale në Tiranë, për të tërhequr formularin e pagesës ose për të bërë kërkesën për përdorim të bonove të privatizimit për shlyerjen e detyrimit. Ligji në fuqi lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.
LISTEN E PLOTE , MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF