Të përndjekurit, lista me 427 përfituesit e dëmshpërblimit
Erald Kapri
Këshilli i Ministrave miratoi dje listën e radhës të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë. Gazeta boton të plotë listën me 427 ish-të përpjekurit në total që do të përfitojnë dëmshpërblimin. Bëhet fjalë për 401 ish-të dënuar politikë me burg, 16 ish-të dënuar me dënim kapital, por edhe një listë për 13 ish-të përndjekurit, të cilët nuk përfitojnë nga vendimi, sepse kanë marrë shpërblime gjatë viteve të shkuara. Shuma e masës financiare për 427 ish-të dënuarit politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim llogaritet në vlerë totale 1.473.405.284 lekë të reja, që është e barabartë me rreth 14 milionë dollarë. Në tabela jepen emrat e të dënuarve, vitet e burgut, shuma e shpërblimit që u takon për vitet e dënimit dhe shpërblimi në bazë të vendimit. Ky i fundit del si rezultat i shpërblimit në total, duke zbritur përfitimet e mëparshme, që ish-të dënuarit kanë marrë gjatë viteve të kaluara. Kjo shumë do të ndahet me këste në 8 vite, siç e parashikon ligji bazë. "Vendimi përcakton masat e shpërblimit për të tjerë ish-të dënuar politikë, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore për përfitim financiar, për ditët e qëndrimit në burgjet politikë, nga data 30.11.1944 deri në 1.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital", thuhet në vendimin e Qeverisë.
1,4 miliarde leke
do të jepen për dëmshpërblimin e 427 ish-të përndjekurve politikë. Kjo shumë do të ndahet në këste të barabarta për një periudhë prej 8 vitesh
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF