E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Gjoni: Dërgimi i municioneve në Libi është akt i turpshëm. Imami duhet të japë sqarime

ilirDeputeti i PS-së, Ilir Gjoni, e  ka konsideruar si një veprim të turpshëm shkeljen që Shqipëria bëri ndaj embargos së armëve të OKB, duke dërguar municione në Libi gjatë konfliktit civil dhe revoltës kundër regjimit të Muamar Gadafit.

Gjoni u shpreh për mediat  se veprimi është i turpshëm ligjërisht e moralisht, ndërsa ka krijuar shqetësim edhe në radhët e OKB. Më tej deputeti socialist theksoi se të hënën do të kërkojnë një reagim nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ndërsa u shpreh se do të investigojnë cështjen.

Gjithashtu Gjoni deklaroi se sanksionet që do të marrë Shqipëria janë ligjore dhe politike, pasi në raportin e OKB bëhet fjalë për një sasi të madhe municionesh. /A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›