E Hënë, 2 Nëntor 2026

Karzai, i tronditur nga abuzimet

22/05/2005  Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka shprehur publikisht për herë të parë tronditjen e tij ndaj akuzave për abuzime nga trupat amerikane në bazën e tyre kryesore në Afganistan. Akuzat, përfshirë pretendimet që një person është rrahur të paktën njëqind herë brenda 24 orësh para se të vdesë, u botuan të premten në të përditshmen amerikane Nju Jork Times, që citonte një raport hetimor amerikan. Ai po fliste në një konferencë shypi në Kabul pak para se të nisej për një vizitë katërditore në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Karzai e kishte shprehur indinjatën e tij që të premten nëpërmjet zëdhënësit të tij. Kjo konfrencë shtypi u përgatit shpejt e shpejt para nisjes së tij për në Shtetet e Bashkuara, që ai ta jepte këtë mesazh personalisht. Duke folur në anglisht, ai tha se ishte plotësisht i tronditur nga akuzat e ngritura nga gazeta Nju Jork Times.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›