E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjithë “tekat” e Globalizmit

22/05/2005  Pushteti i Kombeve të Bashkuara mbetet deri më tani një zgjidhje e çrregullt dhe e kontestuar. Në kuadër të ekonomisë botërore – ku tregu dhe jo një aset i qeverisë globale ka rezultuar të jetë përfituesi kryesor i tërheqjes prapa të shteteve – rrjeti i institucioneve globale është fragmentar dhe jo i plotë

Ndodhitë ekonomike zhvillohen në shkallë globale, por identiteti njerëzor mbetet kombëtar dhe kjo shpjegon rezistencën e palodhshme ndaj homogjenizimit kulturor. Me kalimin e shekujve, shtete gjithnjë e më shumë të centralizuar i kanë zgjeruar funksionet e tyre në tentativën për të shtypur një ndjenjë përbashkësie midis shtetasve

Deri kur globalizimi të pasurojë disa dhe të zhveshë shumë të tjerë, njerëz që ndodhen të jenë si të varfër, ashtu dhe të zhveshur, mund të strehohen te terrorizmi në kërkim të hakmarrjes dhe vetëvlerësimit

Vijon nga numri i kaluar

Në fakt, globalizimi është vetëm shumë teknikash (kaseta audio dhe video, internet, komunikime çasti) që janë në dispozicion të shteteve apo enteve private. Ideologjia dhe interesi privat është forca motore e këtij entiteti dhe jo rastet humanitare.

Sillen në mënyrë aq të ndryshme nga një vizion globalist utopik, i bazuar mbi një vizion iluminist, që të jetë njëkohësisht shkencor, racional dhe universal. Janë të shumta arsyet – varfëri, padrejtësi, poshtërim, lidhje pas traditave, aspirata për një cilësi jete që të mos jetë thjesht më e mirë – për të cilat ky stereotip «iluminist» i globalizimit provokon rebelim dhe pakënaqësi.

Ekziston dhe një kontradiktë tjetër në veprim. Nga njëra anë, bashkëpunimi transkombëtar dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm për të siguruar që globalizimi të mos minohet nga padrejtësi të lindura nga fluktuacionet e tregut, një shpëtim i dobët shtetëror dhe paaftësia e shumë shteteve për të përmirësuar vetë fatin e tyre.

Nga ana tjetër, bashkëpunimi presupozon që shumë shtete dhe aktorë privatë të sillen në mënyrë altruiste – gjë që sigurisht nuk pasqyron esencën e marrëdhënieve ndërkombëtare – ose të vënë në praktikë një domethënie veçanërisht bujare të interesave të tyre afatgjata. Gjithsesi, mbetet fakti që pjesa më e madhe e shteteve të pasura vazhdojnë të refuzojnë që lejojnë ndihma të mjaftueshme ndaj zhvillimit apo të ndërhyjnë në situata kritike, si në rastin e genocidit në Ruanda.

Një ngurrim i tillë i bashkangjitet entuziazmit amerikan për të vazhduar luftën kundër Al Kaedas dhe talebanëve. Ajo që nuk funksionon këtu nuk është entuziazmi patriotik në vetëvete sesa dobësia e hopit humanitar, atje ku interesi kombëtar për të shpëtuar viktima joamerikane nuk rezulton dhe aq evident.

Komunitetet imagjinare

Midis efekteve të shumta që ka globalizimi mbi politikën e brendshme, tre kanë një rëndësi të veçantë. I pari i përket institucioneve. Në kundërshtim me parashikimet realiste, pjesa më e madhe e shteteve nuk janë në mënyrë të vazhdueshme në luftë njëri kundër tjetrit. Shumë rajone dhe shumë vende jetojnë në paqe; në raste të tjera dhuna është e brendshme dhe jo midis shtetesh dhe pasi që asnjë qeveri nuk mund të bëjë gjithçka vetë, kanë lindur organizma ndërshtetërore.

Rezultati, që mund të përkufizohet si «shoqëri globale», synon të reduktojë efektet potencialisht destruktive të rregullave të brendshme mbi forcat e integrimit. Megjithatë, kërkon edhe të imponojë një element barazie në tregjet botërore, duke ngritur një kuadër normativ ndërkombëtar në fusha si ajo e tregtisë, e komunikacioneve, e emigracionit dhe e refugjatëve. Pengesa më e madhe ndaj një përpjekjeje të tillë është ngurrimi i shteteve për të pranuar direktiva globale që mund të kufizojnë tregun apo të reduktojnë më tej sovranitetin e tyre. Është kështu që pushteti i Kombeve të Bashkuara mbetet deri më tani një zgjidhje e çrregullt dhe e kontestuar. Në kuadër të ekonomisë botërore – ku tregu dhe jo një aset i qeverisë globale ka rezultuar të jetë përfituesi kryesor i tërheqjes prapa të shteteve – rrjeti i institucioneve globale është fragmentar dhe jo i plotë.

Investimet e huaja akoma disiplinohen nga marrëveshje bilaterale. Mbrojtja mjedisore është e keqgarantuar dhe probleme si ai i migracionit dhe i rritjes demografike janë pothuajse krejtësisht të injoruar. Rrjetet institucionalë nuk janë mjaft të fuqishëm sa të menaxhojnë një lëvizje afatshkurtër kapitalesh pa ngecje, mungesa e një rregullimi ndërkombëtar respektivisht falimentimit apo konkurrencës dhe një koordinimi megjithëse primitiv midis vendeve të pasura.

Nga ana tjetër, niveli i qeverisjes që ekziston është i pjesshëm dhe i dobët pikërisht në momentin në të cilin globalizimi ekonomik i privon shumë shtete nga pavarësia e tyre monetare dhe politika e tyre fiskale, apo të paktën i detyron të marrin vendimin mizor, që të rreshtohen o nga ana e konkurrencës ekonomike, ose nga ajo e mbajtjes së tendosura të rrjeteve të përkrahjes sociale.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara tregohen gjithnjë e më shumë të paduruar ndaj institucioneve që rëndojnë lirinë amerikane të veprimit. Bëhet gjithnjë e më pak i mundshëm një spostim drejt një shteti botëror. Sa më shumë copëtohen sovranitetet kombëtare nën goditjet e globalizimit apo të zhvillimeve të fundit, si ndërhyrja humanitare dhe lufta kundër terrorizmit, aq më shumë shtetet kapen pas asaj që mbetet. Në radhë të dytë, globalizimi nuk i është kundërvënë seriozisht natyrës pambrojtshmërisht kombëtare të shtetësisë.

Ndodhitë ekonomike zhvillohen në shkallë globale, por identiteti njerëzor mbetet kombëtar dhe kjo shpjegon rezistencën e palodhshme ndaj homogjenizimit kulturor. Me kalimin e shekujve, shtete gjithnjë e më shumë të centralizuar i kanë zgjeruar funksionet e tyre në tentativën për të shtypur një ndjenjë përbashkësie midis shtetasve të tij, por nuk ka asnjë fuqi në botë që mund të veprojë njëlloj sot, deri dhe në brendësi të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, monedha unike dhe një koordinim i avancuar ekonomik nuk kanë prodhuar as një ekonomi unike apo institucione fortësisht të centralizuar me një autonomi juridike dhe as nuk kanë prodhuar një ndjenjë shtetësie poskombëtare. Sapo është ndërmarrë rruga që çon nga një identitet kombëtar drejt një identiteti sa kombëtar, aq edhe evropian. Një botë akoma marxhinale dhe e unifikuar nga teknologjia është akoma e privuar nga një vetëdije dhe një ndjenjë solidariteti kolektiv. I vetëm, tregu botëror nuk mund të bëjë atë që shtetet nuk kanë vullnetin të bëjnë dhe kjo ka të bëjë sidomos me krijimin e një ndjenje shtetësie botërore.

Në radhë të tretë, ekziston raporti midis globalizimit dhe dhunës. Shtyret përpara akoma një gjendje lufte megjithëse me shtrirje të kufizuar. Ekziston një rrezik i lartë shpërthimi dhune në nivel rajonal si në Lindjen e Mesme, ashtu dhe në Lindjen aziatike, dhe kjo mund t’i dëmtojë seriozisht raportet midis fuqive të mëdha. Ky kërcënim, së bashku me faktin që armët moderne janë gjithnjë e më shumë të kushtueshme, bën që «shoqërisë anarkike» të shteteve t’i mungojnë resurset për të korrigjuar disa prej defekteve më të dukshëm të globalizimit.

Pikërisht këto kosto, së bashku me mosbesimin tradicional midis protagonistëve të shumtë ndërkombëtarë që preferojnë të kërkojnë të ruajnë të vetëm sigurinë e tyre apo nëpërmjet aleancave ndërkombëtare, pengojnë një institucionalizim më të mirë të politikës botërore – për shembull, duke rritur pushtetet e Kombeve të Bashkuara.

Do të ishte e mundur të bëhej ky hap atëherë kur shoqërisë globale do t’i ishin dhënë pushtete për të parandaluar konfliktet apo ristabilizuar paqen – por nuk është kështu. Globalizimi është larg nga favorizimi i paqes dhe, duke qenë kështu, duket se lehtëson konfliktet dhe mëritë. Heqja e barrierave të shumta dhe sidomos përpahapja e mediave globale e ekzaltuar nga Friedman, bën që popujt më shumë në nevojë apo të shtypur ta krahasojnë fatin e tyre me atë të popujve më të mirë dhe më të kamur.

Në këtë pikë, këta popuj në nevojë u kërkojnë ndihmë popujve të tjerë në mëri, rrënjë etnike apo kredenca religjioze të ngjashme. Deri kur globalizimi të pasurojë disa dhe të zhveshë shumë të tjerë, njerëz që ndodhen të jenë si të varfër, ashtu dhe të zhveshur, mund të strehohen te terrorizmi në kërkim të hakmarrjes dhe vetëvlerësimit.

Vijon

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›