E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën nga psikiatria, 3 muaj i zhdukur



BURREL - Zhduket nga psikiatria, 3 muaj pa asnjë shenjë nga 35-vjeçari Besim Ruçaj. Për banorin e fshatit Frankth të Burrelit, nuk gjendet asnjë gjurmë prej 21 nëntorit të shkuar. Katër ditë pas shtrimit në psikiatrinë e Shkodrës, mjekët njoftuan familjarët për ikjen e tij. Menjëherë është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës, por deri sot, fati i Besimit nuk dihet. Para dërgimit në spital Besim Ruçaj i ka thënë vëllait se e njihte mjaft mirë terrenin në zonën e Shkodrës, pasi 15 vjet më parë kishte kryer shërbimin ushtarak në këtë rreth. Por, pa shfaqur ndonjë dyshim se do të arratisej nga spitali. I vëllai i të zhdukurit tregon se Besimi ishte i sëmurë prej 7-8 vitesh. “Mjekët e Burrelit vendosën që ta shtronim në spitalin psikiatrik. Por, drejtoresha e spitalit na njoftoi se ai ishte zhdukur”, thotë Faslli Ruçaj, duke bërë apel për gjetjen e të vëllait. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›