Iker Kazijas, tani dhe aktor komik

Kapiteni i Realit të Madridit dhe Kombëtares spanjolle, portieri Iker Kazijas, do të luajë disa skena në komedinë spanjolle “Në pozicion jashtë loje”.
Gardiani i bardhë do të jetë protagonist së bashku edhe me Fernado Taheron, një përfaqësues futbolli i kategorive të ulëta, në kërkim të një futbollisti të famshëm për të impresionuar ortakët e tij.
Në film aktrojnë edhe lojtarë të tjerë të njohur apo njerëz të komunikimit si Martin Palermo (sulmuesi i Boka Zhuniors dhe ish-lojtar i Vijarealit), Manuel Lorente (presidenti i Valencias), Hoze Ramon de la Morena dhe Alfredo Relanjo.
Komedia “Në pozicion jashtë loje” është një bashkëprodhim spanjollo-argjentinas dhe është parashikuar të dalë në treg në pranverën e vitit 2011.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 09 Dhjetor 2010