Ikin 10 deputetë, ja anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak
Konstituimi i Parlamentit të ri do të sjellë edhe rifreskim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dhjetë anëtarë të “parlamentit” të kryeqytetit duhet të dorëzojnë mandatin e tyre për shkak se tashmë janë bërë deputetë të Kuvendit. Janë dhjetë këshilltarë bashkiakë që tashmë do t’i përkushtohen Kuvendit. Kështu Flamur Noka, Gent Strazimiri, Adriana Gjonaj, Florjon Mima dhe Rajmonda Bulku nga deputetët e PD, duhet të lëshojnë vendet si këshilltarë. Ndërsa nga socialistët janë Besnik Baraj, Luiza Xhuvani, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj. Një pjesë e këtyre këshilltarëve kanë qenë tepër aktivë, ku përplasja më e madhe u regjistrua në momentin e votimit të buxhetit të Tiranës. Ligji nuk i lejon deputetët e Kuvendit, që të mbajnë poste të tjera dhe nisur nga kjo dy partitë e mëdha duhet t’i zëvendësojnë ato mbi bazën e listës së shumemërore të këshilltarëve të paraqitur në zgjedhjet lokale të vitit 2007. Sipas burimeve nga partitë politike Sokol Lekaj, Blegina Agolli, Besnik Aliaj, Sulejman Mema dhe Margarita Qirko do të jenë përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të marrin statusin e këshilltarit në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ndërsa Partinë Socialiste do ta përfaqësojnë Lili Nushi, Tatjana Selenica, Mimoza Hafizi, Irma Guga dhe Mehmet Hasanlami. Paraqitja e këshilltarëve të rinj, sipas burimeve pranë Bashkisë së Tiranës mësohet se do të realizohet në mbledhje e ardhshme të këshillit. Njoftohet se mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mbahet të mërkurën më datë 16 shtator, ku pikat kryesore të rendit të ditës do të jenë konstituimi i këshilltarëve të rinj dhe prezantimi i planit të përgjithshëm rregullues të Bashkisë së Tiranës.
ndryshimet
Kush ikën
Partia Demokratike
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Adriana Gjonaj
Florjon Mima
Rajmonda Bulku
Partia Socialiste
Luiza Xhuvani
Besnik Baraj
Mimi Kodheli
Ditmir Bushati
Arben Ahmetaj
Anëtarët e rinj
Partia Demokratike
Sokol Lekaj
Blegina Agolli
Besnik Aliaj
Sulejman Mema
Margarita Qirko
Partia Socialiste
Lili Nushi
Tatjana Selenica
Mimoza Hafizi
Irma Guga
Mehmet Hasanlami