Monitorimi i ODIHR - “Panorama”, më e balancuara në treg
Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit jep një vlerësim dhe ndaj pozicionit që mediat mbajtën gjatë fushatës. Gazeta “Panorama” ka treguar më shumë ekuilibër dhe balancim në pasqyrimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Sipas raportit, PD zë 46 për qind në këtë gazetë, dhe PS 48 për qind me tone neutrale në pasqyrimin e fushatës. Monitorimi i medias nga ana e Bordit të Monitorimit të Mediave, përfshiu katër gazeta të përditshme, “Gazetën Shqiptare”, “Shqip”, “Panorama” dhe Gazetën “55”.